BallinaAktualitetCovid-19Hapja e bizneseve të tjera, a do t’u rezistojmë dot masave të reja?

Hapja e bizneseve të tjera, a do t’u rezistojmë dot masave të reja?

Këtë të hënë kanë rinisur aktivitetin tregtar disa kategori biznesesh, duke rikthyer normalitetin, por me rregulla të reja. Ashtu siç ishte parashikuar, sot u hapën dyqane të parukerisë, klinika dentare dhe qendrat tregtare, një përpjepkje për të lehtësuar Nga një vëzhgim në terren konstatuam marrjen e masave mbrotjëse kundër përhapjes së Covid-19, por jo të gjitha mesa duket mund të zbatohen.

Në datën 30 prill Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu njoftoi për shërbimet që do të hapen deri në 18 maj.  Nga e hëna e 11 majit janë lejuar të hapen parukeri, qendra tregtare dhe berberë.

“Faktoje” bëri një vëzhgim  në disa prej këtyre bizneseve për të verifikuar zbatueshmërinë e protokolleve të sigurisë. Në dy prej qendrave më të mëdha tregtare pamë se të gjithë klientët kontrolloheshin në hyrje për maska dhe u matej temperatura.

Megjithatë në brendësi të qendrave vumë re është se klientët nuk ruanin asnjë lloj distance.

Bizneset brenda qendrave kishin rregullore të ndryshme, në disa prej tyre lejonin klientët të hynin pa maska ndërsa në disa të tjera nuk i lejonin. Ne konstatuam se jo të gjithë klientët i mbanin maskat apo dorezat.

Berberët  ishin gjithashtu pjesë e vëzhgimit ku konstatuam se  në pikat e verifikuara në terren masat e  distancimit social respektoheshin. Brenda këtyre bizneseve nuk kishte më shumë se dy klientë ndërsa të tjerët prisnin jashtë në radhë.

Sikurse ministrja Manastirliu  njoftoi  edhe më herët për këto biznese janë bërë publike edhe protokollete  sigurisë. Midis udhëzimeve për qendrat tregtare  shkruhet se : “Subjekti duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metra midis personelit të punësuar dhe këtyre të fundit e klientëve.”Pavarësisht këtij njoftimi ne pamë se jo gjithmonë repektohej kjo pikë nga ana e qytetarëve të cilët ishin  aty për blerje. Në lidhje me këtë shkelje por edhe të tjera ende nuk ka një njoftim nëse do të ketë masa ndëshkuese apo  jo.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img