BallinaDeklarataRama: Rrogëtarët me 600 mijë lekë paguajnë më pak taksa se në 2013-ën

Rama: Rrogëtarët me 600 mijë lekë paguajnë më pak taksa se në 2013-ën

KLEVIS PALOKA

Sot, mësuesit, mjekët, infermierët, punonjësit e shtetit, punonjësit privatë, kamerierët, të gjitha ata që kanë një rrogë deri në 600 mijë lekë paguajnë më pak sesa paguanin deri në vitin 2013”, kështu deklaronte Kryeministri Edi Rama në nisjen e turit të llogaridhënies për qytetarët nga Tirana.

Duke u nisur nga kjo deklaratë e kryetarit të mazhorancës, “ Faktoje”, kontaktoi me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të pyetur se sa ka qënë taksa mbi të ardhurat personale para vitit 2013-të dhe se sa është tani.

Sipas përgjigjes së Ministrisë së Financave, theksohet se në vitin 2007-të, ata që kishin një pagë nga 0 deri në 10 000 e kishin taksën 0 %, ndërsa ata që merrnin 10 001 + më tëper e kishin taksën 10%.

Në vitin 2013-të, taksa mbi të ardhurat personale ishte 10% , pra e njëjtë për të gjithë.

Ndërsa në vitin 2017-të, pati disa ndryshime, ku ata që kishin një pagë nga 0 deri 30 000 lekë e kishin taksën 0 %, ndërsa ata që kanë një pagë nga 30 001 deri 130 000 lekë, taksën mbi të ardhurat e kanë 13 %.

Pra e vërteta nuk qëndron ashtu siç shprehet kryeministri Rama, pasi tani ata që kanë një pagë mbi 30 000 lekë paguajnë më shumë së në vitin 2013-të, ndërsa ata që marrin më pak se 30 000 lekë paguajnë më pak se në 2017-ën, kështu që këtë deklaratë të kryeministrit Rama do ta kategorizojmë si GJYSMË TË VËRTETË.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img