BallinaBurokraciMinistria e Turizmit dhe Mjedisit dhe drejtoria në varësi nuk njeh ligjin për “Të drejtën e informimit”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe drejtoria në varësi nuk njeh ligjin për “Të drejtën e informimit”

ANXHELA RUÇI

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit i shtohet listës së institucioneve që nuk japin informacion, pavarësisht ligjit 119/2014 i cili siguron “Të drejtën për informim”.

“Faktoje”, si fillim ka dërguar një kërkesë për informim ne Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, konkretisht më datë 26 shkurt ku kërkohej numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në vitin 2017. Po e njëjta kërkesë dhe në po të njëjtën datë, është dërguar  tek Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Më datë 5 mars, në të dyja institucionet e lartpërmendura është dërguar një email rikujtimi për kërkesën e informimit. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve për të marrë një informacion, ende sot nga institucionet nuk është marrë asnjë përgjigje edhe pse afati kohor që ligji i jep institucioneve për të kthyer një përgjigje është 10 ditë pune.

E vetmja përgjigje për numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit 2017, është marrë përmes platformës së bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img