BallinaFaktometerPa kategoriRama: Nuk do të ketë antena 5G në Shqipëri

Rama: Nuk do të ketë antena 5G në Shqipëri

Përhapja e “Covid-19” është shoqëurar në shumë vende të botës me hipoteza apo pretendime konspirative se virusi transmetohet nëpërmjet antenave të rrjetit 5G. Kryeministri Rama deklaroi pak ditë më parë se në Shqipëri nuk do ketë antena 5G, pavarësisht se hedh poshtë teroitë konspirative për rrezikun e tyre. Nga kërkimet e “Faktoja” gjetëm se 5G është detyrim për vendet që synojnë anëtarësimin në BE dhe qeveria e ka planifikuar implementimin  e tij brenda vitit 2025.


Me timon, pa timon shoferi jon osht kampion” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë… Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G”, shkruante kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook” më  30 tetor 2019.

Me shfaqjen e pandemisë nga koronavirusi, mes lajmeve dhe informacioneve që qarkulluan ishte dhe teoria se antenat 5G ndikojnë në përhapjen e COVID-19. Pavarësisht se nuk ka një konfirmim që e vërteton këtë, në disa shtete, përfshirë edhe Italinë fqinje pati reagime për këtë. Në qytetin e Napolit, Itali vendosja e antenave 5G u shoqërua me protesta e më pas me djegien e tyre.

Ky shqetësim arriti në Shqipëri dhe kryeministri Edi Rama u pyet mbi këtë temë në emisionin “Opinion” më 16 prill. Kryeministri deklaroi se në vendin tonë nuk ka antena 5G dhe tashmë është marrë një vendim që nuk e lejon implementimin e tyre.

Idiotësi më të madhe se kjo unë nuk kam dëgjuar, sepse lexoja se ndërkohë që Rama flet për luftë, fshehtas po montohen antenat 5G. Nuk ka antenna 5G në Shqipëri edhe dihet debati që është bërë lidhur me 5G-në. Dihet që Shqipëria ka patur një qëndrim shumë të qartë për këtë gjë”-u shpreh Kryeministri Rama.

Pak ditë pas kësaj deklarate, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Planin Kombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Infrastrukturës Digjitale Broadband 2020-2025 parashikon ndërtimin e rrjetit 5G në vend.

Në dokument theksohet se Shqipëria si vend kandidat për anëtarësimin në BE, është e angazhuar të harmonizojë politikat e saj kombëtare, në lidhje me zhvillimin e komunikimeve elektronike, me ato të BE-së. Pra ngritjen e kapaciteteve të ngjashme teknologjike.

“Në lidhje me zhvillimin e rrjeteve 5G do synohet:

  • Lehtësim i lënies në dispozicion në kohë i spektrit.
  • Thjeshtim, permiresim i proceseve dhe reduktim i kompleksitetit për lejet e ndërtimit.
  • Adresim i çështjeve mjedisore.
  • Promovim i ndërgjegjësimit mbi mundësitë dhe përfitimet nga 5G 5.
  • Garantimi i sigurisë se rrjeteve.

Ministria nënvizon në planin e veprimit se nga palët e interesit 5G është vlerësuar si një komponent kyç i shoqërisë digjitale.

Edhe pse kryeministri Rama shprehet se Shqipëra tashmë e ka marrë vendmin për moslejimin e antenave 5G, plan-strategjia e Ministrisë së Insfrastrukturës dhe Energjisë, tregon të kundërtën.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img