Rama: Legalizimi i kanabisit mjekësor miratohet brenda këtij sesioni Parlamentar

947
Medical marijuana buds in large prescription bottle with branded cap on black background

MARJO BRAKA

Kryeministri Edi Rama, në fillim të muajit maj njoftoi se qeveria po përgatiste draft-propozimin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Ai tha se nisma do të miratohej brenda këtij sesioni parlamentar. Por nisma, as nuk u pasua nga një draft propozim dhe as kaloi për votim në Kuvend.

Kryeministri Edi Rama, në prani edhe të ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, më 9 maj, njoftoi:

“Kemi thuajse një vit që po punojmë për këtë dhe për pak ajo (nisma për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore) do të jetë gati. Kështu që, shumë shpejt drafti do të jetë gati dhe do të hapet pastaj për diskutim publik”

Më 12 qershor, Rama u shpreh se pas hartimit të draft-propozimit, nisma do kalonte për miratim brenda këtij sesioni Parlamentar.

“Kemi një vit që punojmë me draftin. Ambicia është që ta kalojmë brenda këtij sesioni Parlamentar” – u shpreh Rama.

Mirëpo, edhe pse kryeministri Rama kishte deklaruar se qeveria prej një viti kishte punuar për hartimin e draft propozimit, ai nuk u paraqit kurrë për publikun.

Po ashtu, legalizimi i kanabisit mjekësor nuk kaloi për shqyrtim as në Komisionin e Ligjeve e aq më pak për votim në Parlament, I cili I mbylli punimet për këtë sesion, me seancën plenare të 30 korrrikut.

Propozimi i kryeministrit Edi Rama, u cilësua nga ekspertët si një nismë me rrezik të lartë për shkak të informalitetit ekonomik të vendit e mbi të gjitha brishtësisë së institucioneve në vend.

LEXO EDHE: https://faktoje.al/tirane-ligjerimi-i-kanabisit-mjekesor-dhe-informaliteti-i-ekonomise-shqiptare/