BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëPustec/Ndryshimi i tarifës së pastrimit nuk solli zgjidhje të problemit të mbetjeve

Pustec/Ndryshimi i tarifës së pastrimit nuk solli zgjidhje të problemit të mbetjeve

Menaxhimi i mbetjeve në Pustec vijon të jetë një problematikë e pa zgjidhur, edhe pse kjo bashki në aspiratat e saj ka forcimin e potencialit turistik. Bashkia e Pustecit ka ndryshuar për vitin 2021 tarifën e pastrimit, por sërish gjendja e menaxhimi të mbeturinave vijon shqetësuese.


Pali Kolevski, gjatë prezantimit si kandidat për kryetar të Bashkisë Pustec në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, në praninë e kryeministrit Edi Rama, renditi ndër përparësitë e programit të tij, menaxhimin e mbetjeve.

“Largimi i mbetjeve është një temë e dhimbshme që duhet të zgjidhet në kohën më të shkurtër – u shpreh ai më 16 qershor 2019.

Dy vite pas këtij premtimi, Faktoje dërgoi një kërkesë për informacion në bashkinë Pustec për të mësuar nëse i është dhënë zgjidhje çështjes së mbetjeve.

Kërkesa dërguar Bashkisë Pustec

Sipas përgjigjes së bashkisë Pustec, ende nuk janë mbyllur dy vend depozitimet e mbetjeve, që depozitojnë mbetjet e 8 fshatrave.

“Jo, nuk janë mbyllur dy venddepozitimet të mbetjeve; njëri në Goricë e Madhe që depozitohen mbetjet e katër fshatrave të zonës së Goricës dhe tjetri është vendepozitimi i Pusteci, ku depozitohen mbetjet të katër fshatrave të zonës së Pustecit. Mbyllja nuk është bërë për arsye se akoma nuk ka filluar transportimi i mbetjeve në Landfillin Sanitar Rajonal në Maliq.”- thuhet në përgjigjen zyrtare të Bashkisë Pustec.

Përgjigja e bashkisë Pustec, datë 20 Gusht,2021

Shkaku për mos zgjidhjen e problemit të mbetjeve sipas Bashkisë Pustec është se akoma nuk është siguruar mjeti teknologjik kompaktor për transportimin e mbetjeve.

“Bashkia akoma nuk ka filluar me trasportimin e mbetjeve në Landfillin Rajonal Sanitar në Maliq, për arsye se akoma nuk ka siguruar mjetit teknologjik kompaktor për transportim të mbetjeve.”

Deri më tani sipas përgjigja e bashkisë Pustec janë shpërndarë kosha për mbetjet shtëpiake në të gjitha fshatrat e Bashkisë Pustec, me përjashtim të fshatit Cerje ku nuk ofrohet shërbimi i pastrimit.

Pavarësisht që bashkia Pustec ka ndryshuar tarifën e pastrimit ku për familjet është 1600 lekë në vit, për bizneset 15.000 lekë në vit përsëri problematika e mbetjeve vazhdon të jetë e pazgjidhur për qytetarët.

Situata në terren  

Faktoje shkoi në terren me datë 23 tetor ku konstatoi që çështja e mbetjeve vazhdon të jetë një problem që i shqetëson banorët.

“Ka kohë kështu, nuk ka ndryshuar asgjë, era këtu të mbyt. Ne kur e shohim se mblidhen shumë mbeturina, fillojmë dhe i djegim.”- shprehet një banor me iniciale K.L i Goricës së Madhe, për vend depozitimin që grumbullon 4 fshatra të kësaj zone.

Vecc kundërmimit të erës, banorët ankohen se për shkat të problemit të mbetjeve për të është shumë e vështirë që të rrisin dhe produkte bujqësore, duke bërë që të ardhurat e tyre të pakësohen.

“Këtu nuk mund të hapësh dritaret e as të mbjellësh ndonjë bimë, për shkak të mbetjeve. Na prishin shumë punë dhe ne dalim me humbje”- na thotë banore rreth të 60-ave nga Gorica e Madhe.

Foto nga Gorica e Madhe

Faktoje pas verifikimit në vend depozitimin e Goricës së Madhe, u nis drejt vend depozitimit të dytë, ku ku depozitohen mbetjet e katër fshatrat e bashkisë Pustec, ku gjeti të njëjtën situatë.

Foto nga vendi ku depozitohen mbetjet e katër fshatrave të Pustecit

“Këtu vijnë kamionat me plehra dhe i hedhin, pastaj ikin pa menduar se çfarë efekti sjell tek ne”- na tregon një banor me iniciale S.T për Faktoje.

Faktoje edhe më parë ka ndjekur me artikuj mungesën e investimeve për çështjen e mbetjeve në Pustec. Premtimin e kryetarit të Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, pas përgjigjeve zyrtare si dhe vëzhgimit në terren do e kategorizojmë si “Të pambajtuar”.

“Faktoje”, e mbështetur nga National Endoëment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img