BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëPetrit Vasili: Kryeministri dhe qeveria e tij ka mbledhur 100 milionë euro më pak nga plani që ka bërë po vetë në vitin 2017

Petrit Vasili: Kryeministri dhe qeveria e tij ka mbledhur 100 milionë euro më pak nga plani që ka bërë po vetë në vitin 2017

ANDI BORA

Kryeministri dhe qeveria e tij ka mbledhur 100 milionë euro më pak nga plani që ka berë po vetë në vitin 2017.

Kjo ishte deklarata që Kreu i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, bëri në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, me datë 3 mars 2018.

Për të verifikuar këtë deklaratë, “Faktoje”, iu drejtua me një kërkesë zyrtare Ministrisë së Financave, e cila në përgjigjen e saj tha: “Parashikimi i rishikuar i të ardhurave të buxhetit për vitin 2017 ishte 442.9 miliardë lekë, ndërsa fakti është 430.4 miliard lekë”.

Sipas përllogaritjeve të “Faktoje”, diferenca e mosrealizimit në të ardhurat e buxhetit për vitin 2017 është në vlerën e 12.5 miliardë lekë.

Kjo vlerë, e përkthyer në euro me kursin mesatar të vitit 2017, është 93.3 milionë euro, pra, me një diferencë prej 6.7 milionë euro nga çfarë deklaroi Vasili.

Rrjedhimisht, kjo deklaratë rezulton të jetë GJYSMË E VËRTETË.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img