BallinaFaktometerPa kategoriXhafaj: 2017-a, me numrin më të ulët të vrasjeve në 27 vite

Xhafaj: 2017-a, me numrin më të ulët të vrasjeve në 27 vite

INVA HASANALIAJ & ANXHELA RUÇI

Rendi, siguria dhe lufta ndaj grupeve kriminale kanë qenë disa nga premtimet kryesore të Fatmir Xhafaj gjatë marrjes së detyrës si ministër i Brendshëm. Pak muaj pas marrjes së detyrës, në një intervistë televizive ministri Xhafaj ndër të tjera deklaroi: 

“Sipas statistikave, 2017-a ka treguesit më të mirë në rënie të kriminalitetit krahasuar me vitet e fundit. Në 27 vite është numri më i ulët i vrasjeve, i vjedhjeve me dhunë, apo numri i aksidenteve me pasojë vdekjen”.

Nisur nga kjo deklaratë “Faktoje”, vendosi të kontrollojë të dhënat lidhur me numrin e vrasjeve përgjatë kësaj periudhe kohore. Fillimisht komunikuam me Ministrinë e Brendshme për t’u njohur me shifrat zyrtare. Në dispozicionin tonë u vendos grafiku me numrin e vrasjeve të regjistruara që nga viti 1990-2017. Sipas statistikave të këtij institucioni rezultoi se shifrat përputhen me deklaratën e bërë nga ministri Xhafaj.

Ndërkohë në një linjë paralele, komunikuam me 12 drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit, për të pasur një informacion më të detajuar, për vrasjet e ndodhura në 27 vite sipas qarqeve. Por secila prej drejtorive e delegoi kërkesën për informacion te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Në përgjigjen e kësaj të fundit, thuhet se numri i vrasjeve sipas qarqeve nuk mund të vihet në dispozicion  për vitet  1990-2007 për shkak të mungesës së digjitalizimit. Për këtë arsye të dhënat e vetme që “Faktoje” mori, ishin 11 vitet e fundit (2008-2017).

Statistikat për vrasjet sipas qarqeve korrespondojnë me shifrat e përgjithshme të vëna në dispozicion nga Ministria e Brendshme. Por duke marrë parasysh që mungojnë 16 vite (1990-2007) dhe informacioni nuk është i plotë, deklaratën e ministrit Fatmir Xhafaj do ta klasifikojmë PA KATEGORI.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img