.

.

BallinaFaktometerPa kategoriNisma për shpërndarjen e pensioneve në banesa has në disa “pengesa”

Nisma për shpërndarjen e pensioneve në banesa has në disa “pengesa”

MARJO BRAKAJ

Ndër masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit “COVID-19” është dërgimi i pagesës së pensionit në banesë. Por sa e arritshme është kjo nismë ,në kushtet e vendit tone dhe çfarë e bën të pamundur atë në disa raste?


Më datë 10 mars, pas shpalljes së masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit “COVID-19, Posta Shqiptare njoftoi se pensionet do t’u shpërndahen nëpër banesa qytetarëve.

Ju bëjmë thirrje të gjithë pensionistëve që të mos paraqiten fizikisht në zyrë postare”, deklaruan autoritetet e Postës. e cila në faqen zyrtare publikoi edhe listën me numrat e kontaktit të zyrave postare për qytetet dhe fshatrat.

Të dhënat e kërkuara si: emër mbiemër, numrin e kartës së identitetit, adresën e banimit dhe numrin e telefonit, mund t’i dërgoni duke telefonuar në numrin e kontaktit të përgjegjëses së zyrës postare ku keni tërhequr më parë pensionin”, shpjegohej në njoftim.

“Faktoje” pyeti disa pensionistë lidhur me nismën për dërgimin e pensioneve në banesë, të cilët shprehnin mes rezervash pamundësinë për të ndjekur këtë rrugë.

Mungesa e rrjetit të adresave:

Pensionin duhet ta merrja dje. Shkova sot e më thanë të lë kartën e identitetit dhe adresën. Do ma sjellin në shtëpi më thanë. Më duheshin lekët sot, nuk mund të presim kur të vijnë këta”. Ç’a adrese t’iu jap, as vet nuk e di. Jemi të ndarë me lagje, nuk di gjë tjetër”, i tha “Faktojes” 72- vjeçarja H.H. nga fshati Cakran, në Fier.

Vështirësitë në aksesimin e platformave në internet:

Isha dje, e mora dje. Atje janë të gjithë. Këta thonë futu në internet, jo të ndihmojnë fëmijët apo nipërit. Unë nuk kam njeri, jetoj vetëm me plakën. Ky muaj iku, po të shohim muajin tjetër. Ishim mirë kur shkonim dhe i merrnim atje”, i tha Faktojes “A.D.,” nga fshati Kafaraj në Fier.

Kapaciteti i ulët i zyrave postare:

Është pak e komplikuar. Ka disa që vine e marrin vetë. Tani që është bllokuar edhe qarkullimi është e vështirë. Si rregull ata duhet të na marrin në telefon, të lënë numrin e kartës së identitetit, adresën dhe një numër telefoni dhe më pas, postieri i zyrës shkon. Edhe kjo është e vështirë. Ne një postier kemi, ku të shkojë më parë ai”, i tha “Faktojes” E.,T., përgjegjëse e zyrës postare Levan, në qarkun Fier.

“Faktoje” kontaktoi edhe me Postën Qendrore lidhur me shqetësimin e pensionistëve. Posta u shpreh se për momentin nuk ka alternativë tjetër, dhe se ky është maksimumi që mund të bëhet për momentin.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img