.

.

BallinaNë lupën e FakteveNë kurthin e “mbetjeve” shqiptare...

Në kurthin e “mbetjeve” shqiptare…

Inva Hasanaliaj

Edhe pse kanë kaluar gati 6 vite nga fillimi i investimit të parë për ndërtimin e tri inceneratorëve dhe janë shpenzuar gati 90 milion euro, qytetet në Shqipëri vijojnë të vuajnë nga mbetjet. Inceneratori i Tiranës dhe Elbasanit nuk është në gjendje pune, ndërsa në Fier, bashkia deklaron se mbetjet i çon për depozitim pranë inceneratorit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka deklaruar për Faktoje, se në inceneratorin e Fierit, nuk është respektuar strategjia për menaxhimin e mbetjeve, dhe Bashkia  Fierit ka qenë gati e papërfshirë gjatë gjithë procesit nga venddimmarrja e ndërtimit të inceneratorit deri në vendosjene  tij në funksion.

Kryeministri Rama në datën 16/02/2022 duke replikuar me një nga ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”, e ka cilësuar ndërtimin e tre inceneratorëve si një vepër e cila ka shpëtuar tre komunitete të mëdha nga makthi i plehrave.

*Replika e Kryeministrit Rama

 

Edhe pse qeveria ka nënshkruar  tri kontrata për ndërtimin e inceneratorëve, në Tiranë, Ebasan dhe Fier, në gjendje pune është vetëm ky i fundit. Të gjithë jemi dëshmitarë sesi disa qytete u përfshinë nga mbetjet verën e vitit të shkuar, duke vënë në vështirësi të mëdha bashkitë. Një vit më pas Faktoje i drejtohet Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit nëse ka një plan për menaxhimin e mbetjeve nga bashkitë. Në përgjigjen e saj, kjo ministri e cila mban përgjegjësinë kryesore për investimet e bëra në tri inceneratorë por edhe në zbatimin e Strategjisë kombetare të mjedisit deklaron  se menaxhimi i mbetjeve nga bashkitë duhet të kryhet në respektim të ligjit. Por a munden këto bashki ta zbatojnë ligjin?

*Përgjigjja nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për Faktoje.al 17/05/2022

 

 

Faktoje ka kërkuar informacion, në tri bashkitë ku dhe është bërë investimi strategjik I inceneratorëve. Në bashkinë Fier që prej vitit 2016 e deri më tani janë paguar nga buxheti I shtetit 30 milion euro për ndërtimin e inceneratorit.Gjatë këtij viti do të paguhen edhe 5 milion euro. Por kryetari I bashkise Fier Zoti Subashi ka deklaruar një vit më parë për Faktoje se ky investim I madh nuk ishte paraprirë nga ndërtimi I infrastrukturës së duhur për grumbullimin  e mbetjeve para se të dërgohen në inceneratorë. Në përgjigjen që kjo bashki I ka dërguar Faktojes kuptohet se bashkia e Fierit depoziton cdo ditë pranë inceneratorit 60 deri ne 65 ton/mbetje në ditë. Por nuk ka asnjë përgjigje lidhur me

Kontrrolli I lartë I shtetit në raportin për bashkinë e Fierit deklaron se trajtimi I mbetjeve nuk po kryhet sipas direktivave të Bashkimit Europian dhe nuk është as në zbatim të Strategjisë për Menaxhimin e mbetjeve. Por ndërsa kjo cështje është në hetim nga strukturat e drejtësisë, Bashkia e Fierit deklaron se ajo vijon të depozitojë pranë inceneratorit 60 deri ne 65 ton mbetje në ditë.

 

Kjo bashki nuk sqaron nëse inceneratori është në punë, sa punonjës janë aty, a vijojnë punimet apo nga cilat bashki të tjera depozitohen mbetjet aty.

Nga ana tjetër edhe Kontrolli I lartë I shtetit ka konstatuar se Bashkia Fier nuk  ka respektuar zinxhirin e trajtimit të mbetjeve para se të dërgohen për incenerim.

Sipas KLSH, bashkia e Fierit ka qenë gati e papërfshirë gjatë gjithë procesit nga vendimmarrja e ndërtimit të inceneratorit deri në vendosjen e  tij në funksion.

KLSH saktëson se Bashkia Fier, nuk ka dhënë asnjë mendim apo qendërim për ndërtimin e inceneratorit apo edhe landfillit. Një tjeter porblematike mbetet tejkalimi i zinxhirit të trajtimit të mbetjeve për të shkuar direkt tek incenenerimi i cili nuk është në përputhje me zbatimin e Strategjisë Kombëtare të mbetjeve.

Raporti i KLSH

Faktoje dërgoi një kërkesë për information KLSH për të mësuar nëse ka pasur një kontroll nga ky institucion për tre nga inceneratorët në fjalë. Në përgjigjen e këtij institucioni mësuam se janë kryer dy kontrolle , një për inceneratorin e Fierit i cili na u dërgua dhe tjetri për të Tiranës i cili ishte ende në fazë përpunimi.

Një tjetër shkelje e konstatuar lidhet me parimet bazeë të menaxhimi të mbetjeve sipas Direktivës Kuadër të Menaxhimit të Mbetjeve 2008/98/EC, që është transpozuar në Ligjin nr.10463, datë 22.09.2011 .

Sipas kësaj direktive do të duhet që të gjitha bashkitë të kishin infrastukturën e duhur për të kryer parandalimin, ripërdorimin, riciklimin dhe rikuperimin. Por ndryshe nga cfarë kërkohet në të tri rastet e ndërtimit të inceneratorëve është kaluar në fazen e fundit ate të depozitimit të mbetjeve . Kjo shkelje është evidentuar qartë edhe në raportin e KLSH përsa i përkët inceneratorit të Fierit.

Faktoje i ka kërkuar informacion zyrtar edhe bashkisë së Elbasanit dhe Tiranës për funksionimin e inceneratorëve por deri në momentin e  publikimit të këtij artikulli nuk kemi asnjë përgjigje.

Faktoje shkoi në terren për secilin nga inceneratorët ku pamë se në Tiranë inceneratori i Tiranës nuk funksiononte edhe pse investimi ka nisur që në vitin 2017 dhe janë paguar deri më tani 35 milion euro. Ndërsa  Landifilli  vazhdonte të grumbulllonte mbetje të cilat sigurisht presin të incenerohen.

*Landfilli i Tiranës 15/05/2022

Edhe në Tiranë menaxhimi i mbetjeve në Tiranë nuk funksionon plotësish. Brenda qytetit duket se koshat janë të vendosur në çdo pikë dhe zbrazja e tyre bëhet rregullisht nga makinat por në zonat periferike duket se situata nuk është e njëjtë.

Faktoje në muajin mars 2022 i  ka dërguar bashkisë Elbasan një kërkesë në lidhje me problematikën e trajtimit të mbetjeve . Në përgjigjen e saj kjo bashki nuk jep përgjgije për një sërë pyetjesh që lidhen më punën e inceneratorit në Elbasan.

Bashkia thotë se ndërtimi i inceneratorit ka pasur ndikim pozitiv në mjedis duke ulur nivelin e  ndotjes. Megjithatë vetëm një muaj pas kësaj përgjigjje në vëzhgimin që Faktoje bëri në terren duke ndjekur rrjedhën elumit Shkumbin nga Elbasani deri në Peqin ndotja dhe venddepozitimet e paligjshme të mbetjeve ishin dukshëm problematike.

*Venddepozitime të mbetjeve përgjatë lumit Shkumbin në Librazhd

*Venddepozitime të mbetjeve përgjatë lumit Shkumbin në Librazhd

*Venddepozitime të mbetjeve përgjatë lumit Shkumbin në Elbasan

Faktoje shkoi në vendin ku është ndërtuar landfilli dhe inceneratori për të folur me drejtues të kompanisë ose përgjegjës të cilët mund të ishin prezentë në atë moment por në të dyja ditët u përcollëm nga rojet e dy subjekteve të cilët pasi komunikonin me drejtuesit na referonin për në bashkinë e Elbasanit.

Sipas të dhënave zyrtare nga lista e investimeve publike vjetore të akseueshme edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Fianancave , inceneratori i Elbasanit, tashmë në sekuestro, ka marrë financime nga buxheti i shtetit në vlerën e 3 miliardë lekëve, rreth 24 milionë euro. Kjo shumë u dha gjatë viteve 2015-2021.

Pagesën e fundit të kryer në vitin 2021 e miraton edhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ne një përgjigjje zyrtare për Faktoje.al

*Përgjigje MIE  për Faktoje.al

Ndryshe nga çfarë Kryeministri Rama pretendon tre inceneratorët nga të cilët dy nuk punojnë, problematikat e mbetjeve vijojnë të jenë prezente në të treja komunitetet ndërsa gropa e shpenzimeve për këto vepra vazhdon dhe thellohet.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img