Lajmi se mercenarët që luftojnë në Ukrainë do të shpërblehen me nënshtetësi britanike ose europiane është i rremë. Zëdhënës nga Komisioni Europian dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë mohuar ekzistencën e një programi të tillë.

————————–

Një screenshot nga faqja e punësimit Adzuna po qarkullon në rrjet si dëshmi që Bashkimi Europian dhe Britania do t’u japin nënshtetësinë atyre që shkojnë të luftojnë në Ukrainë.

postimin e mësipërm, i cili ekziston vërtet në faqen Adzuna, ftohen “qytetarë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut për të marrë pjesë në një program vullnetar për të ndihmuar Ukrainën”. Kërkohen “specialistë ushtarakë me shëndet të mirë dhe stabilitet psikologjik” për të marrë pjesë në kundërsulmin ukrainas. “Pasi kontrata të mbarojë dhe përmbushja e kërkesave verifikohet, nënshtetësia e përshpejtuar në Mbretërine e Bashkuar ose Bashkimin Europian është e garantuar,” premton postimi. Si adresë kontakti, jepet adresa e emailit eu.citizenship.programme@gmail.com e cila pretendohet se i përket dikujt të quajtur Sofya Romanyuk. Kompania e deklaruar në postim quhet “Programi i Nënshtetësisë BE, SUH”.

Megjithatë, zëdhënës nga BE dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë mohuar vërtetësinë e ndonjë programi apo politike të tillë.

Kjo reklamë është e rremë dhe një mashtrim dhe shumë shqetësuese, jemi tashmë në dijeni të saj,” tha një përfaqësues britanik për Reuters

Njësoj, edhe Komisioni Europian pohoi se “kjo nuk është fushatë e nisur apo e sponsorizuar nga BE dhe me shumë gjasa është një përpjekje për të mashtruar njerëzit duke qenë se përmban karakteristika të një fushate dezinformimi që ka për qëllim të diskreditojë Ukrainën dhe Bashkimin Europian.”

Për më tepër, siç lexuesi skeptik mund të ketë kuptuar, nuk ekziston një program i qendërzuar nënshtetësie në BE. Secili shtet anëtar ka kriteret e tij për marrjen dhe heqjen e nënshtetësisë, dhe nënshtetësia e BE i jepet automatikisht shtetasve të vendeve anëtare.

Nënshtetësia europiane nuk mund të jepet nga shtete të treta, apo nga entitete private, siç janë kompanitë,” tha një zëdhënës nga Komisioni Europian, i cili shtoi se adresa e emailit e dhënë si pikë kontakti në postim nuk ka lidhje me Komisionin, për më tepër, një komunikim i tillë nuk do të kryhej nëpërmjet një adrese në Gmail.