BallinaFaktometerE vërtetë'Mishmash’ me numrin e testeve dhe të prekurve nga COVID-19

‘Mishmash’ me numrin e testeve dhe të prekurve nga COVID-19

Thuajse 2 muaj pas liberalizimit të kryerjes së testeve Sars-Cov-2 nga privatë, mungon një mënyrë e unifikuar e raportimit të numrit total dhe atyre që rezultojnë pozitive dhe negative. Gjatë verifikimit të një deklarate të përfaqësuesit të PD, Bardh Spahia, na u konfirmua se njoftimet ditore të ISHP pasqyrojnë vetëm rastet pozitive që identifikohen gjatë testimit tek privati, por jo numri i testeve gjithsej, duke e bërë jo transparent procesin.

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Në 7 tetor ish deputeti i PD Bardh Spahia ngriti shqetësimin për mungesën e gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik për përhapjen e virusit Covid-19.

“Numri i testeve vazhdon të mbetet minimal dhe “rritja” ka ardhur nga tamponët me pagesë që bëjnë qytetarët në spitalet private, për arsye udhëtimi jashtë vendit!”

Pas kësaj deklarate në faqen e tij të Facebook ne komunikuam me ish-deputetin Spahia për të mësuar burimin e këtij informacioni, i cili sipas përgjigjes së tij ishte një burim konfidencial në ISHP (Instituti i Shëndetit Publik).

 

Ne komunikuam me ISHP ku kërkuam të mësonim nëse klinikat apo laboratorët private bënin një raportim të testeve të kryera në këtë institucion dhe si pasqyrohej ky informacion në raportimin ditore zyrtar të ISHP. Drejtuesja e ISHP, Albana Fico na informoi se në këtë institucion të gjitha subjektet private si klinika apo spitale raportojnë vetëm rastet pozitive dhe ato të dyshuara, por jo negativet.

“Në komunikimin publik për sa i përket klinikave dhe laboratoreve ne raportojmë vetëm numrin e të infektuarve dhe të dyshuarve.” Tha Fico. Kjo përgjigje konfirmon në fakt edhe atë çfarë thuhet edhe në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo mënyrë raportimi shmang tranpsarencën mbi numrin total të testeve të kryera në 24 orë, nga laboratorët privatë të cilët zyrtarisht nisën këtë proces gjatë muajit gusht.

Të dhënat nga WorldData tregojnë sesi kurba e rasteve të reja ka filluar të rritet pikërisht nga muaji gusht, çfarë dëshmon se testet e kryera tek privati kanë rritur shifrat e të prekurve, duke vazhduar këtë tendencë edhe gjatë shtatorit dhe tetorit. Por nga ana tjetër rezulton i cunguar informacioni për numrin e testeve gjithsej që nuk pasqyrojnë rritje.

Hapi i radhës ishte të komunikonim me dy subjektet private të licencuara, për të mësuar mbi mënyrën e raportimit për numrin e testeve tmolekulare të kryera për Sars-Cov-2.

Spitali “Amerikan” na informoi se për çdo lloj testi të kryer raportohej rregullisht pranë Ministrisë së Shëndetësisë si për rastet positive, ashtu edhe për ato negative.

Më herët, në një dalje publike Drejtori i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu u shpreh se institucioni që ai drejton ka mundësuar sigurimin e një pajisjeje, e cila lejon një testim të shpejtë në analizat për koronavirus. Kjo pajisje, tashmë e përdorur edhe në vende të tjera, mundëson realizimin e më shumë se 4 mijë testeve në 24 orë.

Ne komunikuam edhe me një tjetër  laborator të licencuar për kryerjen e testeve të Sars-Cov2, “Intermedica” nga e cila na u komunuikua se raportimi bëhej sipas legjislacionit përkatës, por pa dhënë detaje.

“Genius Lab” një tjetër laborator i autorizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale më datë 28/08/2020 për kryerjen e testimit molekular me RT-PCR (tamponi) për SARS – CoV-2 refuzoi të përgjigjej mbi informacionin që ne kërkuam.

Më herët Faktoje, gjatë një verifikimi për numrin e testive të Shqipërisë në krahasim me Maqedoninë , konstatoi se pavarësisht numrit më të madh të popullsisë sonë, këtu kryhet ose të paktën raportohet zyrtarisht gjysma e testeve ditore të Maqedonisë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img