.

.

BallinaFaktometerPa kategoriMësimi “virtual”, i pamundur për ata që s’kanë dekoder

Mësimi “virtual”, i pamundur për ata që s’kanë dekoder

MARJO BRAKAJ

Mësimi nga ekrani, nismë e Ministrisë së Arsimit, pas urdhërit për mbylljen e shkollave për shkak të koronavirusit, rezulton i pamundur për një pjesë të nxënësve. “Faktoje” bëri një verifikim në Fier, ku mungesa e dekoderave për transmetimin digjital ka bërë që shumë nxënës të mos ndjekin leksionet e matematikës për klasat 6-12 që ka nisur nga sot.

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Më datë 9 mars, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit “COVID-19”, Ministria e Arsimit urdhëroi pezullimin e procesit mësimor me dy javë në rang kombëtar. Procesi mësimor u ndërpre për ciklin parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Pas këtij vendimi, ministrja Besa Shahini njoftoi se nxënësit e ciklit parauniversitar do mund të ndjekin procesin mësimor përmes një cikli leksionesh online të transmetuara në RTSH.

“RTSH Shkollë, nesër, në orën 10:30-12:00, do të zhvillohen leksionet e matematikës për klasat 6-12. Ndërsa nga ora 18:00-19:30 leksionet e kimisë për klasat 8-12 në Radio Televizionin Shqiptar – RTSH 1.”- deklaroi ministrja Shahini.

Për të ndjekur “RTSH shkollë” duhet të kesh patjetër një dekoder, i cili bën të mundur përdorimin e platformës digjitale. “Faktoje” bëri një verifikim në qytetin e Fierit, një nga qarqet ku ka përfunduar procesi i digjitalizimit, i ndërmarrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive? Po sipas AMA-s, janë 80 mijë dekodera të shpërndarë falas në të gjithë vendin, sasi që nuk përmbush të gjitha kërkesat e qytetarëve, një pjesë e të cilëve nuk mund ta blejnë.

Nuk na e merr, nuk kemi marrë dekoderin. Patëm kabllor, por e hoqëm. As online nuk po i marrim mësimet. Mësuesja kujdestare e djalit është gati në pension, nuk ka nga këta telefonat”, i tha “Faktojes”, E.H. e ëma e nxënësit në klasën e dytë në shkollën 9-vjeçare “Karajfil Muskaj” në Qarkun Fier.

Të njëjtin problem shprehu edhe E.B. e ëma e një nxënësi në vitin e parë në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha” në Fier.

Jemi në grupet e WhatsApp-it, vetëm ato di. Nuk kemi dekoder. Merr ca stacione të huaja. Nuk e kemi TVSH-në”, i tha E.B. “Faktojes”.

Sipas të dhënave në raportet statistikore vjetore të AMA-s, shumë prej familjeve në qarkun Fier nuk janë pajisur me dekoder DVB-T2 apo televizorë me dekoder të inkorporuar, çka do të thotë se nuk mund të marrin sinjalin e transmetimit.

Ditën e sotme, nisur nga problematika e konstatuar për qarkun Fier, “Faktoje” u interesua pranë AMA-s lidhur me mungesën e sinjalit për transmetimin e orëve mësimore. Nga AMA u tha vetëm se në mungesë të dekoderit, marrja e sinjalit është e pamundur.

Edhe komunikimi përmes rrjeteve sociale apo grupeve në WhatsApp, mes mësuesve dhe nxënësve paraqet vështirësi.

Është e vështirë, por po angazhohemi. Kemi prindër ose nxënës në grupet e WhatsApp. Kemi edhe drejtoreshën e shkollës, e cila monitoron, por mbetet e vështrirë”, i tha “Faktoje”-s mësuesja E.Y., mësuese e Matematikës dhe Fizikës në një gjimnaz po në Fier, “Menaxhimi online i nxënësve është thuaje i pamundur”- shtoi ajo.

Nisma e Ministrisë së Arsimit, për të zhvilluar mësimin online në shtëpi, u ndërmor si masë, për t’i ardhur në ndihmë nxenësve në këtë periudhë emergjente, por për shumë familje shqiptare rezulton e vështirë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img