.

.

BallinaPertejMësimi online, sfidë për pedagogët dhe studentët

Mësimi online, sfidë për pedagogët dhe studentët

EDIT NIKOLLI

Mijëra studentë në të gjithë vendin, po përballen me vështirësi teknike dhe ekonomike për të përballuar mësimin online. Një pjesë e studentëve, por edhe e pedagogëve deklarojnë se nuk arrijnë të ndjekin leksionet pasi nuk arrijnë të aksesojnë platformat e reja online si “Microsoft Teams” dhe “Moodle”, apo të përballojnë kostot e internetit gjatë një muaji.  Nga ana tjetër jo të gjithë studentët kanë mundësi të kenë një kompjuter apo “laptop” në shtëpi, çka i detyron që mësimin online ta ndjekin përmës telefonit.


Si ka ecur procesi mësimor “online” në fakultete të ndryshme të vendit sipas studentëve?

“Faktoje” gjatë këtyre dy javëve  komunikoi më disa studente të universiteteve të ndryshme në vend, mbi zhvillimin e mësimit online.

A.L, studion në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, është në vitin e tretë për Teknologji Informacioni, ai thotë se: “Fillimisht jemi njoftuar se do bënim mësim online më  platformen “Moodle”,  por kishim shumë vështirësi  në aksesimin e tij dhe nuk kemi  bërë mësim gjithë javën e parë. Të hënën ishtë dita e parë që u zhvillua mësimi me platforma të tjera . Pjesmarrja dhe aty ishte shumë e pakët e studenteve”.

S.L studente në Fakultetin i shkencave sociale dega Psikologji shprehet se:

“Ne kemi një javë që kemi filluar mësim me platformën “Microsoft teams” fillimisht në email na u konfirmua nga Fakulteti linku me passwordin dhe username po ashtu edhe një manual përdorimi të platformës disa student kishin problem me hyrjen por kontaktuan me zyrën e informatikes dhe e rregulluan. Ne jemi 50 veta dhe deri tani në leksione dhe seminare futen rreth 30 veta.

“Aplikacioni i Microsoft Teams”

Pavarësisht ofertave të leverdisshme që kompanite ofrojnë, për studentet është e pamjaftushme që ato të marrin pjesë në procesin mësimor online. Një ofertë nga një kompani kushton të pakten 1500 lekë të reja.

N.E studente në vitin e dytë master në universitetin e Tiranës  shprehet se gjatë kohës së pandemisë mësimin online e zhvilloi me celular dhe kjo situatë zgjati për disa muaj. “Në shtëpi nuk kemi wi-fi dhe jam detyruar të bëj dy oferta në muaj dhe nuk me mjaftonin për të ndjekur mësimin, ndërkohë që e kam shumë të vështirë ta ndjek përmës telefonit ”. thotë ajo

E.H, studion Administrim Biznes në universitetin e Tiranës, “Që në ditën e parë na është komunikuar se do bëjmë mësim në një platforme të re “Microsoft teams”, gjatë gjithë javës nuk kemi zhvilluar mësim për arsye se nuk arrinim dot të kishim akses në platformë”.

Studentet në pamundësi aksesi tek platforma e re

Këtë vit të ri akademik vështirësinë më të madhe e kanë studentet që për herë të parë duhej të ishin në auditorët e universiteteve, po ndryshe nga sa duhej të ishte ata janë të detyruar të jetojnë një realitet virtual.

“Faktoje” komunikoi me disa studente që u rregjistruan për hërë të parë në universitet dhe ato treguan veshtirësitë që po hasin më mësimin online.

Një studente fituese e degës se Finances shprehet se ka qënë pjesmarrëse dy ditë në javën e parë, një shkak tjetër është dhe pjesmarrja e ulët pasi shumë prej tyre nuk kanë mundur të aksesoheshin në platformen dixhitale.

G.D “Gjatë javës së parë nuk arritem as të përzantoheshim më pedagogun edhe pse tani ka pak ditë që kemi vazhduar disa prej studenteve që kam në klasë kanë probleme me platformen dhe nuk dimë sesi orientohemi”.

Për sa i përket mësimit online në Universitetet e Shkodës “Faktoje” ka mësuar se  procesi mësimor po bëhët me platformen “Microsoft Teams” por gjatë këtyre diteve nuk është zhvilluar mësim.

L.S studente e psikologjise thote se: “të dyja drejtimet nuk kemi bërë për arsye se kemi pasur problem me aksesimin e platformës, por këto ditë do na lajmërojnë sesi do të vazhdoje procesi në vazhdim”.

Këtë pohim për mosfunksionimin e procesit mësimor në nivelet e duhura e konfirmojnë  pedagogë të ndryshëm në daljet e tyre televizive apo dhe përmes rrjeteve sociale.

Ervin Goci pedagog në fakultetin e Filologjise shprehet skeptik me situatën duke theksuar se:

“Mësimi online, është t’i hedhesh studentet si ato tollumbacet e heliumit dhe t’i lëshosh ne eter. Nuk ka asnjë kuptim termi “mesim online”, kuptim bëjnë infrastrukturat e mësimit në distance, ku ka një logjistike të tërë të përgatitjes dhe kanaleve të komunikimit me studentet. Problemi nuk është moskryerja e mësimit fizikisht nepër auditore, problem është mjerimi që ka kapluar arsimin, ku studentet po fiken si ato dritat sinjalizuese që zbehen kur studenti humb linjen e internetit, për shkak se nuk para per ta paguar atë të shkrete, dhe që në këto kushte duhet tjetër kush ta garantonte”. Shprehet pedagogu Ervin Goci

Mesimi online është sfidë gjë e cila tregon se në vendin tonë është gati e pamundur një mësim i rregullt.

 

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img