BallinaPertejPolitikanët “imunë” ndaj virusit, nuk ndalojnë takimet me elektoratin

Politikanët “imunë” ndaj virusit, nuk ndalojnë takimet me elektoratin

AURORA SHPATAJ

Që prej 15 Marsit, zhvillimi i protestave apo takimeve me grumbullime në masë, janë të ndaluara me vendim qeverie.

Vendim i marrë nga faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë

Shifrat e larta të infektimeve kanë bërë që komiteti i ekspertëve të dalë me udhëzime të reja për masat që qytetarët duhet të respektojnë.

I fundit, ishte komunikimi nga drejtuesja e ISHP, Albana Fico, këtë të martë.

“Ne po punojmë ditë pas dite për këto masa përshembull  jo më shumë se 10 persona ,të kemi kujdes të kufizohemi në ceremonitë, mos të ketë tubime partiake dhe tubime të tjera që mund të sjelli këtë lloj problematike”-u shpreh drejtuesja e ISHP-së ditën e sotme.

Faktoje, gjatë vëzhgimit të aktiviteteve të mbajtura gjatë gjithë periudhës së pandemisë, ka konstatuar se si opozita ashtu edhe përfaqësues të qeverisë, në nivel qendror apo vendor, kanë zhvilluar takime me grupime të mëdha njerëzish, në shkelje të protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Anëtari i komitetit të ekspertëve, njëkohësisht shefi i Shërbimit të Urgjencës Skënder Brataj, më datë 11 nëntor në emisonin  në emisionin “Përballë”  deklaroi:

“Nuk është lejuar që nga fillimi i pandemisë. Nuk lejohet të bëhen mitingje.”

Por, nga një “lundrim”që Faktoje bëri në rrjetet sociale të përfaqësueseve të qeverisë dhe opozitës rezultoi se ky urdhër po shkelet në mënyrë të përsëritur.

Zgjedhjet parlamentare janë dekretuar për në 25 Prill, por takimet me karakter electoral kanë nisur tashmë.

Më 6 nëntor, kryeministri Rama ishte në Durrës në takim me mbështetësit e PS, ku foli për transformimin e qytetit dhe projektet madhore.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është gjithashtu një ndër figuarat që nuk I ka ndalur takimet edhe gjatë periudhës së pandemisë. Kjo vërtetohet nga postimet e shpeshta në rrjetin e tij social facebook.

Kryetari i bashkisë Tiranë,Erjon Veliaj,foto e marrë nga faqja zyrtare e facebook-ut.

Më datë 10 nëntor, Veliaj ishte në Kashar, ku shpalosi arritjet gjatë 2 mandateve si dhe projektet që ka për Tiranën.

Ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës,sekretar për çështjet zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri gjithashtu ka mbajtur takime të njëasnjëshme me elektoratin.

Ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, foto e marrë nga faqja zyrtare e facebook-ut.

Dalja e tij më e fundit sipas postimeve në rrjetin social facebook ka qenë me datë 1 nëntor në Njësinë Administrative Qendër Vlorë, për ngritjen e strukturave elektorale me synim maksimalizimin e rezultatit të Partisë Socialiste.

Foto e marrë nga faqja zyrtare e ministres së shëndetsisë,Ogerta Manastirliu.

Edhe ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu, vazhdon të bëjë takime me karakter electoral. Së bashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Manastirliu ka qenë  në njësinë numër 9 për të shpalosur arritjet e qeverisë si dhe për t’iu bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste.

Por, takimet elektorale nuk kanë munguar as nga rradhët e opozitës.

Kryetari i Partisë Demokratike, më 10 nëntor, ishte me qytetarët në Lushnje për të diskutuar situatën e rënduar nga pandemia e COVID-19.

Kryetari i Partisë Demokratike gjatë takimit me banorët e Lushnjes, foto e marrë nga faqja zyrtare e facebook-ut.

Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk resht së bëri takime me qytetarët. Takimi i fundit, bazuar në postimet në rrjetin social facebook ka qenë në  njësinë numër  7 të Tiranës e shoqëruar nga ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.

Kryetarja e LSI,Monika Kryemadhi gjatë takimit me banorët e Tiranës, foto e marrë nga faqja zyrtare e facebook-ut.

Ushtrimin e së drejtës për tubime, e ka kërkuar edhe Qendresa Qytetare dhe CLR, përmes një letre të hapur, të nënshkruar nga organizatat e shoqërisë civile, institucioneve përgjegjëse për lejimin e protestave edhe gjatë kohës së pandemisë.

Kërkesa zyrtare dërguar Ministrisë së Shëndetsisë,Komitetit Teknik të Ekspertëve të Pandemisë si dhe Ministrisë së Brendshme.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img