BallinaPertejMasat e reja Anti-Covid, u shpallën për t’u shkelur nga politikanët

Masat e reja Anti-Covid, u shpallën për t’u shkelur nga politikanët

EDIT  NIKOLLI

Një javë nga shpallja e masave të reja shtrënguese që ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave në vende të mbyllura, konstatohet se politikanët dhe personat publikë janë të parët që i shkelin. Sërish gjobitja me dy standarde qëndron ‘në fuqi’, për të njëjten shkelje njëra palë ndëshkohet dhe tjetra jo.


Pavarësisht thirrjeve të shumta për distancimin social dhe mbajtjen e maskës, ndalimin e tubimeve dhe aktiviteteve në grup, ata të cilët nuk u binden këtyre rregullave mbeten zyrtarë, ligjvënës, ministra dhe persona me profil publik.

                                                  Ministrja e Arsimit Evis Kushi, 18 nëntor

Nga një verifikim i “Faktoje” deri në fund të javës që lamë pas, numëruam disa shkelje të masave të shtuara anti-covid, nga ana e ligjvënësve. Ministrja e Arsimit Evis Kushi, pavarësisht kufizimeve vazhdon fushatën e saj, ndërkohë që auditoret janë bosh dhe mësimi vazhdon të jetë online, si masë për të shmangur përhapjen e pandemisë.

Në 21 nëntor LSI, ftoi të gjithë anëtarët të votojnë për të zgjedhur delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e kësaj partie. Megjithëse thirrja u bë për të votuar online, përfaqësues të partisë shpërndanë nëpër rrjetet sociale foto të radhëve të gjata më anëtarë, në pritje për të votuar.

                                  Banorët e njësisë nr.6 në Kombinat duke votuar për kreun e LSI, 21 nëntor

                                                     Floida Kërpaçi me antarët e LSI-së, 21 nëntor

                                 Banoret e Fierit në radhë për të votuar për kreun e LSI, 21 nëntor

As vetë mjekët që përballen me të infektuarit nga covid, nuk i rezistojnë tundimit për të pozuar në grup e për të postuar një ‘mesazh’ që shkon kundër rregullave të vendosura nga kolegët e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

                                                       Doktoreshë Najada Çomo me kolegët, 20 nëntor

                                       Erion Veliaj me futbollistin e Kombëtares, 19 nëntor

Kryetari i Bashkisë së Tiranës për të disatën herë thyen rregullat për distancimin social dhe mbajtjen e detyruar të maskës.

                                  Erion Veliaj bashkë me Ministrin e Diasporës Pandeli Majko, 21 nëntor

                               

                                           Anëtaret e Partisë Demokratike në Fier, 22 nëntor

                                Rudina Hajdari me Ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio, 21 nëntor

Që prej ditës kur Komiteti i Eksperteve shtrëngoi masat kufizuese, kundër përhapjes së pandemisë, vetë Kryeministri Rama promovoi dy aktivitete ku dëshmohet shkelja e tyre.

                                              Kryeministri Edi Rama me Ministrin Arben Ahmetaj

 Rasti flagrant që përmbylli javën që sapo lamë pas, ishte një festë që mblodhi VIP-a politikanë dhe artistë, që ndryshe nga zyrtarët e qeverisë, u gjobitën nga autoritetet për shkelje.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img