.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMarsela Çibukaj, viktimë e marketingut të rremë për dobësimin

Marsela Çibukaj, viktimë e marketingut të rremë për dobësimin

Marketingu i rremë, me qëllim shitjen e medikamenteve të caktuara është kthyer në një shqetësim serioz në mediat sociale. Së fundmi, pre e këtyre skemave mashtrimi ka rënë këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj. Artistja apelon që qytetarët të mos besojnë këto reklama të rreme.

Një postim i shpërndarë në rrjetet sociale pretendon se artistja e njohur, Marsela Çibukaj ka sugjeruar një preparat për dobësim.

Funksionon aq mirë sa më duhej të ndaloja, një muaj më vonë sepse ishte shumë mirë”-shkruan profili që Facebook që mban emrin “Fuzion Mobile”.

Publikimi është bërë një formën e një video, me fotot ilustruese të këngëtares, ku aludohet se Marsela ka treguar se ka humbur peshë, duke përdorur këtë preparat.

Krahas pamjeve është edhe një link, por që nuk hapet në momentin që e klikojmë. Faktoje kontaktoi këngëtaren Marsela Çibukaj nëse ka qenë ajo që e ka sugjeruar këtë produkt.

Ajo pohon se kurrë nuk e ka rekomanduar një preparat të tillë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos besojnë në këto reklama të rreme.

Bëra një postim disa ditë më parë rreth kësaj situate në rrjetet e mia sociale dhe ndërkohë nëpërmjet Facebook po merren masa për denoncimin dhe bllokimin e këtyre faqeve të rreme që përdorin emrin dhe imazhin tim për shitjen e këtyre produkteve që kurrë nuk kam provuar.

Kurrë s’do ti rekomandoja gjithsesi për princip duke qenë se mundohem të ndjek një jetë më natyraliste dhe pa ndihmë të jashtme për mirëmbajtjen e shëndetin tim. Dua të përsëris thirrjen time drejt publikut ‘të mos besojë absolutisht këto reklama të rreme”, sqaron artistja.

Në lidhje me këto preparate, nutricionistët kanë sqaruar për Faktoje se asnjë produkt nuk ka efekt nëse njerëzit nuk kanë një regjim të rregullt ushqimor.

 “Këto reklamat ndikojnë në psikologjinë e njerëzve, që pretendojnë për disa ditë humbje të mëdha në peshë. Megjithëse, së pari e kuptojnë se kjo gjë nuk ka për të ndodhur, por edhe nëse ndodh, duke ofruar ulje të peshës me ritme të shpejta në disa ditë, patjetër që japin dëmtime në nivelin e dehidrimit të organzimit”, sqaron mjekja Albana Daka.

Faktoje ka verifikuar disa postime, ku figura të njohura publike janë përdorur nga këto skema mashtrimi, me qëllim shitjen e produkteve.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img