BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookCDC amerikane nuk pranoi që varianti i ri i Covid-19 godet më shpejt të vaksinuarit  

CDC amerikane nuk pranoi që varianti i ri i Covid-19 godet më shpejt të vaksinuarit  

Varianti i ri i Covid-19, i quajtur Pirola, nuk prek më shpejt të vaksinuarit, siç pretendojnë disa postime të shpërndara në rrjetet sociale. CDC sqaron se nuk ka asnjë provë që ky variant po shkakton sëmundje më të rënda, duke theksuar se vaksina e përditësuar do të jetë efektive në reduktimin e sëmundjeve të rënda dhe shtrimin në spital.

Postime të shpërndara në rrjetet sociale pretendojnë se varianti i ri i Covid-19, i quajtur  BA.2.86 apo I mbiquajturi “Pirola”, godet të vaksinuarit duke nxitur edhe teori konspirative se ai mund të jetë krijuar nga vetë organizmat botërorë.

Konspiracion apo realitet, ëshë CDC që e thotë; Që varianti i ri (i sajuar nga këto vetë) godet të v@xinuarit. Hapeni mendjen dhe fikeni TV, ndryshe thertorja aty është”-shkruajnë përdorues në rrjetet sociale.

Postimi i shpërndarë në Facebook

Madje, në publikimin e bërë në rrjetet sociale, përdoruesi është kujdesuar që fjalën të ‘vaksinuarit’ ta shkruajë duke përdorur simbolika të ndryshme, në mënyrë që të mos kapet nga motorrët e kërkimit në rrjetet sociale.

Por, çfarë ka deklaruar në të vërtetë CDC (Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) në lidhje me variantin e ri të Covid-19?

“Që nga 23 gusht 2023, janë raportuar globalisht 9 raste të variantit Piroli të virusit: Danimarka 3 raste; Afrika e Jugut 2 raste; Izraeli 1 rast; Shtetet e Bashkuara 2 raste dhe Mbretëria e Bashkuar 1 rast. Identifikimi i këtyre rasteve në gjeografi të shumta është dëshmi e transmetimit ndërkombëtar”, bën të ditur CDC.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thekson në deklaratën e saj të fundit se nuk ka asnjë provë që ky variant po shkakton sëmundje më të rënda.

“Është shumë herët për të ditur nëse ky variant mund të shkaktojë sëmundje më të rënda në krahasim me variantet e mëparshme. CDC po monitoron nga afër normat e shtrimit në spital për të identifikuar çdo sinjal të hershëm të mundshëm nëse varianti BA.2.86 po shkakton sëmundje më të rënda. Në këtë kohë, vendet ku është zbuluar ky variant nuk kanë pësuar rritje të treguesve të transmetimit, ose shtrime në spital jashtë proporcionit me ato që shihen në vendet fqinje”-argumenton CDC.

Më tej, vlerësimi aktual i CDC sqaron se vaksina e përditësuar do të jetë efektive në reduktimin e sëmundjeve të rënda dhe shtrimin në spital.

Vlen të theksohet se vaksinat në përgjithësi ofrojnë një imunitet të kufizuar në kohë ndaj viruseve dhe kjo është arësyeja përse fushatat e vaksinimit këshillohen të përsëriten në periudha të caktuara. Vaksinimi gjithashtu nuk garanton imunitet të plotë, por synohet të lehtësojë gradën e prekjes nga virusi dhe pasojat shëndetësore të rënda.

Në rast të prekjes nga viruse të personave të vaksinuar kjo nuk përbën një alarm apo dështim të vaksinimit. Në lidhje me variantet e deritanishme të Covid-19,  studimet e kryera së fundmi tregojnë se: “Në përgjithësi, një muaj pasi njerëzit morën dy doza të vaksinës mRNA (nga Moderna ose Pfizer-BioNTech), vaksinën nga AstraZeneca apo vaksinën nga Sinovac, efektiviteti i vaksinës ishte 53% në mbrojtjen kundër simptomave të COVID- 19. Pas gjashtë muajsh, efektiviteti i përgjithshëm i vaksinave ra më tej në 14%, dhe në 9% pas nëntë muajsh. Kjo rënie ishte më e madhe gjatë valës Omicron sesa gjatë valës Delta, duke sugjeruar se vaksina ishte më pak efektive kundër Omicron”.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img