.

.

BallinaTë pambajturaLumi i Tiranës, në kufijtë e "bombës biologjike"

Lumi i Tiranës, në kufijtë e “bombës biologjike”

Para gjashtë vitesh, Bashkia Tiranë investoi mbi 15 milion euro për projektimin dhe rehabilitimin e Lumit të Tiranës. Projekti parashikonte jo vetëm rehabilitimin e plotë të tij, por dhe kthimin e tij në një hapësirë rekreative. Sot, në vitin 2020 shtrati i Lumit të Tiranës është “pushtuar” nga mbetjet plastike dhe ato inerte, duke u kthyer njëherazi edhe në vendin ku depozitohen ujërat e zeza.
—————————————————————————————————————————————–

Në vitin 2014, Bashkia Tiranë akordoi një fond prej  15,368,104,42 eurosh për projektin i cili do rehabilitonte në tërësi Lumin e Tiranës.

Projekti për rehabilitimin e Lumit të Tiranës, janar 2014

Ndonëse afati për përfundimin e punimeve ishte 24 muaj, projekti u konsiderua i përfunduar më shumë se 4 vite më vonë.

Sot kemi mbjellë vetëm në lumin e Tiranës 4 mijë pemë, 20 mijë shkurre, 8.5 kilometra shtigje dhe për të gjithë ata që janë të ngazëllyer nga transformimi i bregut jugor të Liqenit të Tiranës dhe hapësirave sportive atje për këmbësorë, për biçikleta dhe për vrapues, ju them që nuk keni parë gjë akoma kur të shikoni se si do të transformohet Lumi i Tiranës në ndoshta hapësirën tjetër më të madhe rekreative për të gjithë banorët e Tiranës veriore në lagjen 4,8 dhe 9 – tha në fjalën e tij kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, më 6 maj 2018.

Por, edhe pse iniciativa parashikonte zbatimin e një sërë projektesh, punimet duket se u mjaftuan vetëm me zgjidhjen e problemit të përmbytjeve.

Problematika disavjeçare, përkunder premtimeve të shumta vijon të mos marrë zgjidhje. Mbetje të plastikës dhe ato spitalore, inertet si dhe derdhja e ujrave të zeza, ka bërë që lumi të degradojë në gjendjen e një përroi tejet të ndotur.

Lumi që mban emrin e kryeqytetit, në pjesën e sipërme të tij formohet nga tre degë: Përroi Mojsitit, Selitës dhe Zall-Bastarit. Ne largësi 2,5 kilometër nga qendra e Zall-Dajt, ai “ndërron” emrin dhe quhet “Lumi i Tiranës” dhe vazhdon me këtë emërtim deri në afërsi të fshatit Larushk ku bashkohet me Lumin e Tërkuzës duke formuar Lumin e Gjolës.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img