BallinaPertejLazaratasve ‘’iu hiqet e drejta e votimit’’, listat zgjedhore nuk afishohen në Qendrat e Votimit

Lazaratasve ‘’iu hiqet e drejta e votimit’’, listat zgjedhore nuk afishohen në Qendrat e Votimit

ANXHELA RUÇI

Pa lista të afishuara në Qendrat e Votimit i gjen 30 qershori banorët e Lazaratit njësi administrative e  bashkisë Gjirokastër. Edhe pse ligji saktëson se listat duhet të afishohen në vende publike jo më pak se 35 ditë para zgjedhjeve, institucionet përkatëse nuk e kanë zbatuar këtë kriter. Asnjë nga prej institucioneve nuk merr përsipër përgjegjësinë për këtë çështje. 

Në bashkinë Gjirokastër për zgjedhjet vendore 2019 në garë është vetëm një kandidat, Flamur Golemi nga Partia Socialiste e Shqipërisë, ndërsa katër vitet e fundit kjo bashki është drejtuar nga Zamira Rami kandidate e Lëvizjes Socialiste për Integrim. 

———————————————————————————————————————————————————-

Në bashkinë Gjirokastër për zgjedhjet vendore 2019 në garë është vetëm një kandidat, Flamur Golemi nga Partia Socialiste e Shqipërisë, ndërsa katër vitet e fundit kjo bashki është drejtuar nga Zamira Rami kandidate e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Zgjedhjet vendore 2019 pritet të mbahen në 30 qershor, por në njësinë administrative Lazarat, Bashkia Gjirokastër listat e votuesve nuk janë afishuar në qendrat e votimit ashtu siç parashikohet me ligj.

Në redaksinë e “Faktoje mbërriti një denoncim sipas së cilit në Lazarat, votuesit nuk kanë gjetur qendrën e tyre të votimit pasi lista me emrat e tyre nuk është publikuar askund, ndryshe nga çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e tjera. 

“Faktoje”  verifikoi këtë rast, duke nisur me vëzhgimin në terren e më pas me informacionin nga institucionet përgjegjëse dhe duke iu referuar ligjit respektiv.

Në kodin zgjedhor është përcaktuar qartë që lista e zgjedhësve duhet të jetë publike jo më vonë se 35 ditë para datës së zgjedhjes dhe të jetë e afishuar pranë qendrave përkatëse të votimit. Por tre ditë nga 30 qershori, votuesit e e NJA Lazarat nuk janë njoftuar zyrtarisht për qendrën e tyre të votimit.

                                                          

                                                          Neni 56 i shkëputur nga Kodi zgjedhor

Pesë qendra votimi në ambientet e shkollave në Lazarat pa lista të afishuara

Në Lazarat janë gjithësej pesë qendra votimi, dy prej të cilave në shkollën fillore “Baba Rexhepi”, dy në shkollën e mesme “Muhamet Gjollesha” dhe një në shkollën 9-vjeçare në Kordhocë. 

 

                                                                 Burimi: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

“Faktoje” verifikoi të trija pikat e destinuara si qendra votimi. Në ambientet e shkollave në fjalë mungojnë listat e zgjedhësve dhe informacionet që lidhen me këtë proces. 

                                       Shkolla “Muhamet Gjollesha”, qendra e votimit nr 4262 dhe 42621

                                      Shkolla “ Baba Rexhepi”, qendra e votimit nr 4261 dhe 42611

                                                     Shkolla në Kordhocë, qendër votimi nr 4263

“Faktoje” ka shkuar dhe në një nga qendrat e votimit në qytetin e Gjirokastrës, ku  situata paraqitet krejt ndryshe. Në QV në ambientet e Universitetit “Eqrem Çabej”, listat e zgjedhësve janë afishuar prej kohësh në ambientet e jashtme. 

                                                     Universiteti “Eqrem Çabej”, qendër votimi Gjirokastër

Reagimi institucional për mos-shpalljen e listave të votuesve në Njësinë Administrative Lazarat

Administratori i njësisë administrative Lazarat, Benard Pollo tha për “Faktoje” se Gjendja Civile Lazarat e ka kryer punën e saj duke dorëzuar pranë Bashkisë Gjirokastër listën me emrat e votuesve. Ky proces sipas Pollos është kryer disa muaj më parë brenda të gjitha afateve ligjore dhe se është KQZ që duhet ta zgjidhë këtë çështje.

Në komunikimin zyrtar me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve na u komunikua se kjo përgjegjësi u përket bashkive dhe Gjendjes Civile dhe se KQZ nuk mund të ndërhyjë për zgjidhjen e këtij problemi.

Bashkia Gjirokastër e pyetur nga “Faktoje” ia lë përgjegjësinë KZAZ-së, si  autoriteti që ka detyrim afishimin e listave përfundimtare në Qendrat e Votimit. Ajo deklaron se nuk ka informacion për arsyet e mosafishimit e tyre.

Pyetur nga “Faktoje” Kryetari i Partisë Demokratike Gjirokastër, Dasho Aliko, njëkohësisht edhe ish-kryetar i Komunës Lazarat tha se nuk ishte në dijeni të këtij fenomeni, por nga ana tjetër vlerëson si pozitive mosafishimin e listave, duke theksuar qëndrimin e opozitës e cila zgjedhjet e 30 qershorit i konsideron të paligjshme.

Pak histori nga procesi i votimit në Lazarat

Në njësinë administrative Lazarat janë pesë qendra votimi në tre ambiente të ndryshme. Në total në këtë NJA numërohen 2734 votues dhe në zgjedhjet vendore të 2015 pjesëmarrja ka qenë 78 %. Kjo njësi njihet si një bastion i djathë, ku në zgjedhjet e fundit vendore 95% e votave kanë shkuar për kandidatin e koalicionit të djathtë (APPD) Igli Kokalari. 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img