BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookKompania e vaksinave nuk ka paguar dëmshpërblime ndaj pacientëve në Gjermani

Kompania e vaksinave nuk ka paguar dëmshpërblime ndaj pacientëve në Gjermani

Lajmi se kompania BioNTech ka paguar deri në një milion euro dëmshpërblime në Gjermani është një keqinterpretim i qëllimshëm. Verifkimi i “Faktoje” saktëson se BioNTech është hedhur në gjyq nga paditës që kërkojnë dëmshpërblim, por asnjë vendim nuk është marrë ende.

——————————————-

Artikulli i portalit “Patriotik Media” mban titullin “Dëmet kolaterale: Dëmshpërblimet po vërshojnë në Gjermani kundër BioNTech, shuma arrin deri në një milionë euro…” duke e bërë lexuesin të besojë se, në Gjermani, BioNTech është detyruar të paguajë gati një milionë euro dëmshpërblime ndaj personave që e kanë paditur kompaninë dhe kanë fituar.

Megjithatë, titulli i artikullit të Patriotik Media është keqinformues.

Brendia e po të njejtit artikull bie në kundërshti me titullin kur shkruan se pretendimet për dëmshpërblim po vërshojnë në Gjermani”.

Në të vërtetë, siç raporton Financial Times, kompania BioNTech po përballet me qindra padi nga persona që kërkojnë dëmshpërblim me pretendimin se kanë pësuar dëmtime afatgjata të shëndetit nga vaksina anti-Covid. Këto padi janë ngritur nga dy firma ligjore, Rogert & Ulbrich dhe Cäsar-Preller. 

Megjithatë, pretendimet për dëmshpërblim mund të ngrihen nga kushdo dhe nuk janë në asnjë nivel kuptimor të barazvlefshme me vendim të gjykatës për dëmshpërblim.

Një vendim gjykate nuk ka dalë ende. Sipas Deutsche Welle, gjykata rajonale e Hamburgut pritej të mbante seancën fillestare për të parën prej këtyre padive që u paraqit në gjykatë, pretendimin e një gruaje që kërkonte të paktën 150 mijë euro dëmshpërblim, më 12 qershor 2023.

Megjithatë, seanca u anullua pak para se duhet të niste. Data e re e gjyqit nuk është deklaruar ende.

Vaksina anti-Covid e prodhuar nga BioNTech është aprovuar përpara shpërndarjes nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA). 

Në legjislacionin farmaceutik gjerman, prodhuesit e barnave apo vaksinave janë përgjegjës për dëme vetëm nëse tregohet shkencërisht se produktet e tyre shkaktojnë një dëm që është i pabarabartë me të mirat e tyre ose nëse informacioni në etiketë është i gabuar.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img