Pretendimi: Kryeministri Rama ka renditur arsyet e zhgënjimit me Malin e Zi në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor
Verdikti: Mungon konteksti
——————————————–
Një batutë e kryeministrit shqiptar Edi Rama në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që u mbajt në Kotor më 16 maj është përdorur për të tërhequr klikime nga artikulli i Sot.com.al.
Titulli i artikullit pretendon se, në samit, Rama ka “renditur arsyet pse u zhgënjye nga Mali i Zi.”
Lexuesi që është shtyrë nga kurioziteti të klikojë për të lexuar këto arsye do të mbetet vetë i zhgënjyer, në mos pak i fyer.
“Arsyeja” e zhgënjimit të Ramës nga Mali i Zi është vetëm një, dhe ka të bëjë me motin.
Në brendësi të artikullit Rama citohet të ketë thënë: “Së pari do doja të thoja që jam shumë i zhgënjyer që Mali i Zi nuk arriti të na priste me mot me diell, por na priti me një shi gjerman. Sa i takon të tjerave çdo gjë është në rregull […]”
Deklarata e Ramës e cituar brenda artikullit