Pretendimi: Kjo video tregon një kalimtar që shpëton një fëmijë në Mal të Zi 

Verdikti: Mungon konteksti

——————————————————-

Një video e postuar në Maj 2024 që ka marrë mbi një milion shikime në Facebook pretendohet se tregon shpëtimin e një fëmije në Mal të Zi.

Megjithatë, me anë të motorit të kërkimit të imazheve Google Reverse Image Search, Faktoje zbuloi se video e mësipërme është postuar në Korrik 2022, dy vite më parë, nga portali serb 192.rs.

Në përshkrimin e videos shpjegohet se video është xhiruar në Obrenovac, Beograd, dhe burri në video quhet Marko Dragicevic.

Më fund-Korriku 2022, një numër mediash serbe gjithashtu raportuan mbi “aktin heroik” që tregohet në video.