.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookI rremë lajmi se OBSH po përdor avionë që spërkatin fshehtas kimikate

I rremë lajmi se OBSH po përdor avionë që spërkatin fshehtas kimikate

Një artikull i portalit Patriotik Media pretendon se Polonia, Suedia dhe Norvegjia kanë denoncuar Organizatën Botërore të Shëndetit “sepse është duke helmuar Evropën” me anë të avionëve që kanë spërkatur “një produkt kimik që shkakton Pneumoni”.

Në tekstin me shqipe të çalë, artikulli citon Reuters: 

Në të vërtetë, Reuters nuk ka transmetuar asnjë lajm të tillë. Përkundrazi, si rezultat i përhapjes së këtij dizinformimi, kolegët e Reuters kanë përgënjeshtruar lajmin me një artikull të titulluar qartë: “Verifikim Faktesh: Polonia, Suedia dhe Norvegjia nuk kanë hedhur OBSH në gjyq për ‘infektimin e Europës’ me ‘kimikate’”

Siç kanë sqaruar kolegët e Reuters, pra, nuk ka asnjë provë se një grup shtetesh Europiane, përfshirë dhe Suedinë, Poloninë dhe Norvegjinë kanë hedhur në gjyq, apo po denoncojnë OBSh për “helmimin e Europës”.

Spërkatja e kimikateve nga avionët (chemtrails) është një teori konspirative që pretendon se qeveria apo palë të tjera janë të angazhuar në një program sekret për të futur kimikate toksike në atmosferë nëpërmjet avionëve në një mënyrë që formon vazhda në qiell, si ato që duken pas avionëve.

Sipas Agjencisë amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit dhe NASA, vazhdat e bardha që duken pas avionëve në qiell quhen vazhda kondensimi (contrails), përbëhen kryesisht nga uji, dhe “nuk janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.”

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img