BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookPortali shpik këshilla të rreme nga mjekja infeksioniste shqiptare

Portali shpik këshilla të rreme nga mjekja infeksioniste shqiptare

Portalet po përdorin emra të mjekëvë të njohur dhe intervista të sajuara me ta, për të shitur preparate të caktuara. “Faktoje” konstatoi se së fundmi është përdorur emri i mjekes infeksioniste Monika Dede, për të shitur një produkt për trajtimin e parazitëve.

Portalet kanë ofruar një kurë për parazitët, që sipas këshillave janë shkaktarët kryesore të lythave në trup. Për ta bërë më të besueshme këtë këshillë mjekësore, rekomandimi shoqërohet si një rekomandim i mjekes infeksioniste Monika Dede.

Nëse keni lytha në qafë, sqetulla dhe vendet e tjera – parazitët po ju hanë nga brenda!”-shkruan portali “Jetesë e Shëndetshme”.

Postimi është shpërndarë edhe në Facebook, nga një faqe që mban emrin “Giggle Box 65”, linku i së cilës të dërgon në intervistën me mjeken Monika Dede.

Screenshot, postimi i portalit “Jetesë e Shëndetshme

“Faktoje” vendosi të bëjë një verifikim të artikullit. Fillimisht bëmë një kërkim në lidhje me mjeken e përdorur, doktoreshë Monika Dede. Gjatë një kërkimi në internet rezulton se mjekja Monika Dede është vërtetë specialiste e sëmundjeve infektive. Artikulli pretendon se ajo është mjeke në Institutin e Parazitologjisë, por në Shqipëri nuk ekziston një shërbim i tillë.

“Faktoje” kontaktoi mjeken infeksioniste Monika Dede, e cila theksoi se foto është marrë pa miratimin e saj nga interneti dhe intervista është e sajuar.

Konfirmoj se nuk kam patur asnjë komunikim të tillë. Mesa duket kanë marrë foton pa dijeninë time dhe e kanë sajuar intervistën për një preparat që nuk e njoh fare”, bëri të ditur mjekja infeksioniste.

Në një sërë artikujsh, “Faktoje” ka treguar se si portale të caktuara dizinformojnë lexuesit, duke përdorur intervista të rreme për shitjen e medikamenteve apo trajtimeve mjekësore të ndryshme.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img