BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookI deformuar raporti për rritjen e viktima nga sëmundjet kardiake në Britani

I deformuar raporti për rritjen e viktima nga sëmundjet kardiake në Britani

Vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare në Britani nuk janë shkaktuar nga vaksinat e Covid-19 dhe as nga standartet e ulëta të shërbimit nga stafi mjekësor, siç pretendohet në disa postime të shpërndara në rrjetet sociale. Faktoje sjell një sërë argumentesh që tregojnë se studimi është keqinterpretuar nga mediat.

Më 28 qershor, përdorues në rrjetet sociale kanë shpërndarë informacione, ku pretendojnë se qeveria britanike ka pranuar se çdo javë 500 vdekje kardiake shkaktohen si pasojë e vaksinave të Covid-19.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pranon se vaksinat kundër COVIDH shkaktojnë çdo javë ‘500 vdekje kardiake”-shkruan një përdorues në rrjetet sociale.

Screenshot, postimi i shpërndarë në Facebook

Postimi është shoqëruar nga linku i një artikulli në gjuhën gjermane, ku flitet për këtë shqetësim, që thuhet se është ngritur nga organizatat shëndetësore britanike. Artikulli në fjalë citon një shkrim të gazetës britanike ‘Daily Mirror”, e cila përdor si burim të dhënat nga “British Heart Foundation”, ku thuhet se rreth 100,000 njerëz më shumë sesa pritej, kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë në Angli, si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare. Ashtu siç kanë verifikuar edhe kolegët tanë të Full Fact në Britani, BHF publikoi një raport ku konfirmoi se “96,540 njerëz më shumë se sa pritej vdiqën me sëmundje kardiovaskulare të përmendura në certifikatat e tyre të vdekjes në Angli, midis fillimit të pandemisë në mars 2020 dhe fundit të majit 2023”.

Njësoj si në hulumtimin e saj të botuar vitin e kaluar, BHF analizoi numrin e vdekjeve të tepërta në Angli, siç raportohen nga Zyra për Përmirësimin e Shëndetit dhe Pabarazitë (OHID).

Këtë herë, BHF bëri një analizë mbi vdekjet e tepërta që përfshinin sëmundje kardiovaskulare, që do të thotë numrin shtesë të certifikatave të vdekjes që e përmendnin atë si shkak. Certifikatat e vdekjes mund të përmendin më shumë se një shkak vdekjeje, por vetëm një mund të jetë shkaku themelor.

Gjatë periudhës që BHF monitoroi (21 mars 2020 deri më 26 maj 2023), vdekjet që përfshinin sëmundje kardiovaskulare përfshinin 73,658 njerëz që vdiqën me Covid-19, të renditur si shkaku themelor në certifikatën e tyre të vdekjes. Shumica e këtyre vdekjeve ishin në dy valët e para të pandemisë, në pranverë 2020 dhe dimër 2020-2021.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që vdekjet e tepërta kardiovaskulare do të ishin 73,658 më të ulëta pa pandeminë, sepse disa nga këta njerëz mund të kishin vdekur, qoftë nga sëmundjet kardiovaskulare ose nga diçka tjetër, edhe nëse nuk do të ishte Covid-19.

Më tej, ‘British Heart Foundation” argumenton se vetë Covid mund të ketë qenë një faktor domethënës për humbjen e këtyre jetëve.

Pra, disa nga njerëzit me sëmundje kardiovaskulare që vdiqën në këtë periudhë mund të ishin ende gjallë nëse nuk do të kishin marrë virusin”, sqaron BHF.

Vetë BHF thotë në njoftimin e saj për shtyp për hulumtimin më të fundit: “Në vitin e parë të pandemisë, infeksioni Covid-19 shkaktoi një numër të lartë vdekjesh të tepërta, që përfshinin sëmundjet kardiovaskulare”.

Referuar këtyre të dhënave, në asnjë rast nuk thuhet se ato kanë shkaktar kryesor standartet e dobëta të kujdesit shëndetësor, apo vaksinat e Covid-19, siç pretendohet në artikujt e publikuar.

Pra, ndërsa është e vërtetë që të dhënat e OHID tregojnë vdekje të tepërta kardiovaskulare që vazhdojnë në 2022 dhe 2023, shifra prej 100,000 përfshin një numër shumë të madh njerëzish që kanë vdekur nga Covid në 2020 dhe 2021.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img