.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookFotot e arrestimit të Trump të krijuara nga inteligjenca artificiale

Fotot e arrestimit të Trump të krijuara nga inteligjenca artificiale

Pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se priste të arrestohej këtë të martë, disa imazhe që duket se tregojnë Trump në proces arrestimi kanë filluar të qarkullojnë në rrjet. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se këto imazhe nuk janë reale, por janë krijuar anë të një programi të inteligjencës artificiale (AI).

——————————-

Ish-presidenti Trump postoi të shtunën, më 18 mars 2023, në media sociale, duke iu referuar vetes në vetë të tretë, se “kandidati kryesor Republikan dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës që vjen.” Në të njejtin postim ai i bëri thirrje mbështetësve të tij të protestonin kundër prokurorit të rrethit të Manhattan.

Pas këtij paralajmërimi nga Trump, disa imazhe që duket se tregojnë pikërisht arrestimin e tij u shfaqën dhe filluan të shpërndahen në rrjete sociale, përfshirë edhe ato shqipfolëse.

Imazhet që duket se tregojnë arrestimin e Donald Trump

Për të verifikuar vërtetësinë e këtyre imazheve, “Faktoje” përdori motorin e kërkimit të imazheve TinEye

Nga ky kërkim, rezultoi se imazhet e mësipërme, ndër të tjera, janë krijuar nga gazetari Eliot Higgins me anë të programit të inteligjencës artificiale (AI) Midjourney v5. Higgins postoi 50 imazhe të tilla të krijuara me Midjourney në llogarinë e tij në Twitter.

Eventualisht, sipas tij, viraliteti i këtyre imazheve bëri që ai të përjashtohej nga Midjourney v5. Fjala “arrestim” gjithashtu nuk lejohet më në këtë platformë.

“Faktoje” ka verifikuar dhe më parë imazhe që shpërndahen si të ishin të vërteta, por janë krijuar në fakt me anë të programeve AI. Shpresojmë që identifikimi i këtyre rasteve të përdorimit të inteligjencës artificiale t’ju shërbejë lexuesve për të qënë më vigjilentë në besimin e imazheve dhe videove që u serviren online si prova të teorive të rreme. 

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img