.

.

BallinaProjekteQendra Kundër Dezinformimit e Ballkanit PerëndimorFoto e ushtarit të vrarë azer keqinterpretohet si e terroristit të sulmit në Banjskë

Foto e ushtarit të vrarë azer keqinterpretohet si e terroristit të sulmit në Banjskë

Foto e një ushtari të vrarë po qarkullon në rrjet me pretendimin se ai është një prej terroristët serbë që u vra nga policia e Kosovës pas sulmit në Banjskë. Verifikimi i Faktoje zbuloi se foto tregon në të vërtetë një ushtar azer të vrarë në 2016 në rajonin e Nagorno-Karabakh në Azerbaixhan.

—————————————-

Në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, në veri të Ksosovës, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Tre prej personave të armatosur që dyshohet se morën pjesë në këtë akt terrorist u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë e Kosovës.

Lajmërimi për vdekjen e këtyre tre personave u pasua me një sërë fotosh që filluan të qarkullonin menjëherë në rrjet me pretendimin se tregonin terroristët e vdekur.

Megjithatë, jo të gjitha këto foto ishin të vërteta.

Një prej tyre, e cila është shpërndarë nga një numër faqesh në Facebook, dhe është përfshirë në disa artikuj, ka marrë mbi 1 mijë pëlqime të kombinuara. Ajo është shoqëruar me përshkrime si: “Tjeter kriminel serb i vrarë nga PK-ja!” dhe “Gjaku, lahet me gjak!”

Megjithëse foto e një burri të veshur me rroba ushtarake i shtrirë në tokë është e ngjashme me fotot e vërteta nga sulmi në Banjskë, një kërkim me anë të motorrit të kërkimit të imazheve Tineye zbulon se foto është publikuar në rrjet që 7 vjet më parë, në Prill 2016.

Foto është shkrepur më 6 prill 2016, nga fotografi Karo Sahakyan, dhe ajo tregon trupin e një ushtari azer i mbetur i vrarë në rajonin e Nagorno-Karabakh, në Azerbajxhan, pas një përplasje të egër me forcat armene, që zgjati tre ditë. 

Pretendimi se foto tregonte një nga terroristët e Banjskës është përgënjeshtruar edhe nga kolegët tanë të Kallxo dhe Hibrid.info.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img