Konspiracionistët po pretendojnë se një video që tregon një turmë njerëzish duke filmuar presidentin Joe Biden me telefonë me ekranë të zinj provon se eventi ishte inskenim. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se në video të të njejtit event nga kënde të tjera, duket qartë se telefonat e turmës janë të ndezur.

—————————————-

Një video që po qarkullon edhe në rrjetet sociale shqipfolëse tregon një turmë njerëzish që po fotografojnë presidentin amerikan Joe Biden gjatë një feste me rastin e Ditës së Pavarësisë së ShBA në Shtëpinë e Bardhë më 4 korrik. 

Fakti që në video ekranët e telefonave duken të zinj po përdoret për të pretenduar se ky event ka qenë në të vërtetë i inskenuar “një skenë CGI, me një turmë me qira”.

Në të vërtetë, siç shumëkush që përdor një telefon celular mund ta ketë vënë re, ekranet e telefonave celularë shpesh duken të errët ose të zinj në dritën e diellit. Kjo sepse drita e diellit është shumë më e fortë se drita që lëshon ekrani i një telefoni celular.

Për më tepër, nëse eventi i 4 korrikut ishte i inskenuar, kushdo që ishte përgjegjës për organizimin e këtij inskenimi me sa duket paska harruar të porosisë turmën më qera të bëjë diçka kaq të lehtë sa hapja e kamerës dhe bërja e fotove.

foto nga eventi i mësipërm, mund të dallohet që njerëzit që dëshirojnë të kenë fotografi me presidentin Biden janë të shumtë si dhe ekranet e telefonave në tyre që janë të ndezur  tek aplikacioni i kamerës.

Një sërë personash të pranishëm në eventin e 4 korrikut kanë postuar gjithashtu foto dhe video në profilet e tyre në media sociale