BallinaPremtimeDamian Gjiknuri: Në shtator nis puna në aksin Gjirokastër-Lazarat

Damian Gjiknuri: Në shtator nis puna në aksin Gjirokastër-Lazarat

ANXHELA RUÇI

Investimet në infrastrukturën rrugore janë në krye të listës së dëshirave për pothuajse të gjithë banorët e Shqipërisë, e sidomos në zona që janë pak më larg qendrës së vendit.

Në gusht të këtij viti, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri lajmëroi se në shtator do të niste puna për aksin rrugor që lidh Jorgucatin me Lazaratin.

Të gjithë ata që kanë kaluar të paktën një herë në Gjirokastër për të shkuar në drejtim të Kakavijës apo Sarandës,  e dinë që bëhet fjalë për një rrugë të ngushtë, me dy korsi, pa ndriçim rrugor dhe sinjalistikë jo të plotë.

Mesi i këtij shtatori, e gjeti këtë aks rrugor në punë e sipër, me një punë intensive që vazhdon jo vetëm ditën por edhe natën.

“Faktoje” ishte në terren për të verifikuar premtimin e ministrit Gjiknuri.Rezulton se puna në terren ka filluar dhe sipas një tjetër premtimi të Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro ky investim pritet të përfundojë në muajin dhjetor të këtij viti.

Projekti i cili është në bashkëpunim me Bankën Botërore parashikon investimin e 1 milion eurove për një distancë prej 3.5 kilometrash.

Përmbushja e këtij premtimi do të shënonte një rrugë më shumë për pjesën jugore të vendit.  Nisja e punimeve për aksin Jorgucat- Lazarat është një PREMTIM I MBAJTUR nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Por ndërkohë, “Faktoje” vazhdon të ketë nën vëzhgim premtime të tjera rrugësh për pjesën jugore, siç është By-passi i Fierit dhe i Vlorës, apo rruga Kardhiq-Delvinë. Në këtë aspekt, inkurajojmë ministrin Damian Gjiknuri, të rrisë kategorinë e premtimeve të mbajtura.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img