BallinaFaktometerE PavërtetëVeliaj: 300-mijë turistë në Tiranë në katër muajt e parë të 2018-ës

Veliaj: 300-mijë turistë në Tiranë në katër muajt e parë të 2018-ës

MERXHAN DACI 

Vetëm në 4-mujorin e parë kemi pasur 300-mijë turistë në Tiranë, pra ende pa filluar stina e verës”, tha Veliaj në 7 qershor në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

“Faktoje” pyeti Bashkinë e Tiranës për tu njohur me burimin e informacionit të kryetarit Veliaj.

Bashkia, me anë të drejtoreshës për Turizmin, Mirela Koçollari u përgjigj me të dhëna në rang kombëtar të marra nga INSTAT në periudhën Janar – Prill 2018 ku numri i qytetarëve shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në vend, është 2,487,699.

Pse duhet një institucion vendor si Bashkia Tiranë të raportojë të dhëna kombëtare kur i kërkohen të dhëna lokale?

Duke parë lëvizjen e qytetarëve të huaj sipas mënyrës së udhëtimit rezulton se nga ajri, për periudhën Janar – Prill 2018 mbërritjet në Aeroportin “Nënë Tereza” kanë arritur shifrën e 384,366.

Ndoshta këtë shifër ka pasur parasysh Veliaj teksa ka deklaruar se 300-mijë turistë kanë vizituar Tiranën në katër muaj. Ky numër turistësh ka zbritur në aeroportin e vetëm të vendit por nuk do të thotë medoemos se ka hyrë në qytetin e Tiranës apo ka marrë një akomodim për të qëndruar.

Pyetjes se si e mat bashkia numrin e turistëve nuk i është kthyer përgjigje.

“Faktoje” priste nga Bashkia Tiranë që t’i jepte shifra konkrete të prodhuara nga vetë ky institucion në lidhje me numrin e shtretërve apo të dhëna konkrete të marra nga kapacitetet akomoduese që ka kryeqyteti.

Përkundrazi, Bashkia Tiranë na paraqet të dhëna të marra nga INSTAT që nuk specifikojnë të dhëna konkrete për Tiranën.

Duke u nisur nga këto të dhëna, “Faktoje” në këtë moment e konsideron deklaratën e Veliajt për 300-mijë turistë si GËNJESHTËR.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img