.

.

BallinaFaktometerPa kategoriÇuçi: Bujqësia nuk ka nevojë për paketë ekonomike, pësoi rritje gjatë “Covid-19”

Çuçi: Bujqësia nuk ka nevojë për paketë ekonomike, pësoi rritje gjatë “Covid-19”

Pandemia “Covid-19” goditi edhe sektorin e bujqësisë. Sipas fermerëve, masat kufizuese gjatë muajit mars iu shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike. Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, nga ana tjetër shprehet se bujqësia nuk ka nevojë për paketë ekonomike pasi ka qenë sektor që ka pësuar rritje gjatë periudhës së pandemisë.


Masat kufizuese si pasojë e pandemisë “Covid-19”, krijuar vështirësi duke iu shkaktuar edhe dëme fermerëve. Siç edhe ata shprehen, moslejimi i lëvizjes së automjeteve bëri që të humbnin një pjesë të prodhimeve bujqësore.

Që nga marrja e masave kufizuese më 9 mars, e deri në dy javët në vazhdim, thuajse i gjithë prodhimi u hodh poshtë. Marrja e lejes te Policia e Shtetit, për të lëvizur me automjet ishte thuajse e pamundur. Grumbulluesit ë prodhimeve bujqësore, gjithashtu pezulluan aktivitetin. Patëm mjaft humbje, i tha “Faktojes”, Bujar Duraj, kultivues i luleshtrydhes në fshatin Kafaraj, Fier.

Që kur jemi kthyer nga emigracioni, nga Greqia, prej 5 vitesh merremi me kultivimin e luleshtrydhes. Patëm mjaft humbje gjatë muajit mars. Nuk kishte kush transportonte prodhimin, i tha “Faktojes” Teuta Kapaj, nga fshati Frakull e Vogël, Fier.

Kultivues të luleshtryshes në fshatin Kafaraj, Fier

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, në një intervistë për A2CNN më 6 maj u shpreh se nuk ishte nevoja e një pakete financiare për bujqësinë pasi ky sektor pësoi rritje gjatë periudhës së pandemisë.

Bujqësia ka shumë halle, por për shkak të pandemisë nuk ka pësuar rënie. Përkundrazi, ka
pasur rritje në prodhim, eksporte dhe shitje. Atëherë, pse duhet të kemi një paketë të veçantë? Paketat e veçanta jepen për ato sektorë që janë dëmtuar nga koronavirusi, u shpreh Çuçi.

Por edhe deklarata e ministrit të Bujqësisë, Blendi Çuçi për rritje të eksporteve të produkteve bujqësore, nuk duket aq realiste. Sipas një verifikimi të “ Faktoje ” bazuar në të dhënat e INSTAT, rezultoi se gjatë muajit mars 2020, të gjithë sektorët kishin pësuar rënie për sa i përket produkteve të eksportuara.

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, një iniciativë në mbështetje të fermerëve raporton gjithashtu për humbje relativisht të larta të sektorit të bujqësisë gjatë muajit mars 2020.

Ajo çfarë duhet të përmend për bujqësinë është që luhatjet ditore janë të rëndësishme dhe jo më ato javore. Në javën e parë të Covid -19 pati një ndalesë totale të të gjithë veprimtarive, e cila solli një humbje të konsiderueshme për dy produkte, kastravecin dhe luleshtrydhen, raporton Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar.

Sindikata e Fermerëve të Pavarur gjithashtu raporton për humbje të mëdha të sektorit të bujqësisë gjatë periudhës së pandemisë.

Bujqësia u godit gjatë pandemisë. Është e çuditshme që nuk u përfshi në asnjë prej paketave.. Italia dhe Kosova e ndihmuan sektorin e bujqësisë. Nga data 10 deri më 20 mars, fermerët e Myzeqësë pësuar humbje nga 500-600 mijë euro, shprehet Sindikata e Fermerëve të Pavarur.

Ish- ministri i Financave, Arben Malaj e sheh gjithashtu me shetësim sektorin e bujqësisë si
shkak i pandemisë “Covid-19”.

Një shqetësim i madh ka qenë që edhe pse bujqësia përfaqëson 18% të PBB dhe është e prekur nga pandemia. Me gjithë kërkesën e bërë edhe nga ekspertët e bujqësisë, edhe nga shoqatat e biznesit të bujqësisë, qeveria nuk ka paraqitur asnjë paketë se si do t’i asistojë . E para, duhet të jetë e kuptueshme, por duhet të mbërrijë ndihma deri tek personat në zonë rurale, që ata që janë pa asnjë mundësi të ardhure patjetër të jenë pjesë e një ndihme sociale. Është një sektor që duhej të kishte kolonën e tij dhe qeveria duhet ta deklaronte, që për pjesën rurale, për individët dhe bizneset kemi këtë lloj ndihme dhe i asistojmë me këtë lloj solidariteti dhe mbështetje, i tha “Faktojes”, Malaj.

Edhe për ekspertin e ekonomisë, Adrian Civici mungesa e një pakete ekonomike për sektorin
bujqësor mbetet problematike.

Nga dy paketat e fundit kanë mbetur jashtë gjithë pjesa e sektorit rural, bujqësor, sepse ne nuk i konsiderojmë të nevojshëm për t’iu dhënë ndihma. Sepse edhe kur llogarisim punësimin në Shqipëri, kushdo që ka një pronë, sado minimale, në sektorin bujqësor quhet i vetëpunësuar dhe besoj që kjo pjesë akoma nuk është diskutuar dhe nuk është shtruar për zgjidhje, i “Faktojes” Civici.

*Foto ballore është marrë nga faqja facebook e ministrit Bledi Çuçi

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img