.

.

BallinaFaktometerPa kategoriCovid-19 shton riskun e rritjes së kultivimit të kanabisit në Shqipëri

Covid-19 shton riskun e rritjes së kultivimit të kanabisit në Shqipëri

Masat kufizuese kundër përhapjes së Covid-19, kanë “penalizuar” përkohësisht edhe kultivimin e trafikimin e paligjshëm të kanabisit nga Shqipëria. Europol dhe Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave dhe varësisë ndaj tyre, raportojnë se kanabisi i prodhur në Shqipëri pritet të mbushë mungesën në tregjet europiane. Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pranoi se fenomeni i kultivimit të lëndëve narkotike ka një trend rritës këtë vit. Nga ana tjetër, mungesa e kontrollit nga ajri e Guardia di Finanza, “favorizon” në këtë rast kultivuesit dhe trafikantët.


Ndërkohë që Shqipëria pritet të lejojë me ligj kultivimin dhe tregtimin e kanabisit mjekësor, gjatë këtij viti parashikohet të rritet ndjeshëm kultivimi i paligjshëm i bimës narkotike.

Kjo palajmërohet në raportin e fundit të përbashkët të Europol dhe Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave dhe varësisë ndaj tyre (EMCDDA).

Në Shqipëri, një vend prodhues i kanabisit bimor për tregjet europiane, kultivimi i kanabisit pritet të rritet, ndërkohë që institucionet janë të përqëndrua në mbarvajtjen e rregullave si pasojë e pandemisë “Covid-19”, – thuhet në raportin e Europol dhe EMCDDA.

Sipas raportit, “Kufizimet globale në udhëtime dhe masat e tjera si rezultat i pandemisë COVID-19 kanë pasur një ndikim të përkohshëm kufizues në tregun europian të drogave duke çuar në mungesë dhe çmime më të larta për disa lloje narkotikësh, por situata është subjekt i ndryshimit të shpejtë”.

Rrugëkalimet nga vendet e Ballkanit Perëndimor drejt vendeve të Bashkimit Europian mbeten ende në përdorimin e trafikantëve, – shton raporti.

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë më 29 maj, pranoi se këtë vit ka një tendencë në rritje sa i përket kultivimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.

Tendenca është në rritje, e theksoj edhe këtë vit tendenca për kanabisin është në rritje. Në këtë luftë ka ngelur vetëm policia. Duhet që gjithë aktorët e tjerë të marrin më shumë përgjegjësi, – u shpreh Veliu.

Edhe eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi argumenton se mungesa në tregjet europiane pritet të “mbushet” me kanabis nga Shqipëria.

Deformacionet që ka pësuar ky treg informal dhe kriminal në vendet e BE-së reflektoi pikërisht prodhimin e “mbarë” në Shqipëri. Sipas njësive ligjzbatuese, si psh. ato italiane, në sasitë që kalojnë përmes Adriatikut vetëm 25 për qind e tyre arrin të sekuestrohet. Pra, do të thotë që përbën një shqetësim në rritje dhe njëkohësisht shqetësimi më i madh është deformacioni që sjell në ekonominë shqiptare, – i tha “Faktojes” eksperti i ekonomisë, Preçi.

Rrezikun për kultivimin në masë të kanabisit e shton edhe fakti se këtë vit nuk ka survejime nga ajri nga autoritetet italiane për monitorimin e parcelave me kanabis.

Ata kanë kërkuar çfarë procedure do të ndiqet në lidhje me personelin që do vijë të atashohet këtu. A do t’i përmbahej normave kufizuese në lidhje me karantinimin. Ne kemi kthyer përgjigje dhe besoj shumë shpejt Guardia do të jetë shumë shpejt këtu,deklaroi Veliu.

Ndërkohë që Shqipëria vijon të konsiderohet si vend prodhues në masë i kanabisit, përqëndrimi i autoriteteve tek situata e krijuar nga “Covid-19” dhe mungesa e survejimit nga ajri nga Guarda di Finanza, rreziku për shtimin e kultivimit të kanabisit mbetet real.

Lexo dhe: https://bit.ly/2Xn0zsM

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img