.

.

BallinaFaktometerPa kategoriÇmimet u rritën në mënyrë abuzive, pavarësisht Aktit Normativ

Çmimet u rritën në mënyrë abuzive, pavarësisht Aktit Normativ

Kryeministri Edi Rama, më 15 mars paralajmëroi gjoba deri në mbyllje të aktivitetit për cilindo subjekt që rriste në mënyrë abuzive çmimet. Për këtë arësye u miratua edhe një akt i posaçëm normativ. Por, përkundër paralajmërimit të kryeministrit Rama, gjatë periudhës së pandemisë, në muajt mars dhe prill konstatohet një rritje në disa raste deri në abuzive e çmimeve, veçanërisht për produktet bujqësore.


Shpërthimi i pandemisë së Covid-19 në vend ngriti edhe shqetësimin lidhur me rritjen e çmimeve ushqimore. Me qëllim mbajtjen nën kontroll të çmimit të produkteve në treg, kryeministri Rama, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” më 15 mars, paralajmëroi gjoba deri në mbyllje të aktivitetit për cilindo subjekt që abuzonte me çmimet.

Rritja abuzive e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore të vitit paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobën 5 000 000 (5 milionë) lekë për shitjen me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) për shitjen me pakicë. në rast përsëritjeje subjektit i mbyllet veprimtaria për 6 muaj, shkruante Rama.

Por, në ditët që pasuan fenomeni i rritjes së çmimeve nuk u ndal, pavarësisht paralajmërimit të kryeministrit.

Në raportin e indeksit të çmimeve të konsumit për muajin mars, Instituti i Statistikeve, INSTAT raportoi për një rritje me 24% në raport me marsin e vitit të kaluar të produkteve kryesisht ushqimore.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin mars 2020, burimi: INSTAT

Rritje pësuan edhe çmimet e perimeve dhe zarzavateve, të cilat në muajin mars ishin 8 për qind më të larta se njëjta periudhë e një viti më parë, pas një rënieje sistematike në dy muajt e parë të vitit janar dhe shkurt.

Trendi i rritjes së çmimeve të konsumit e kryesisht të produkteve bujqësore u evidentua edhe për muaji prill, në raportin e INSTAT.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije jo alkoolike, thuhet në raportin e INSTAT.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, giithashtu më 7 maj në një postim në rrjetin social Facebook, ngriti shqetësimin mbi rritjen e çmimeve, kryesisht të produkteve bujqësore. Braçe argumentoi se rritja shkonte nga 4,7 deri në 8 herë më shumë nga çmimi real.

E dija që do të ndodhte kjo histori dhe kam një muaj që flas për këtë. Madje dukë shtuar se bujqëisa e bujqit po e mbajnë Shqipërinë në dy muajt më të vështirë të saj, ekonominë ndezur kur sektorë të tërë u fikën. Rritje e çmimit të qepës nga 15 lekë në Divjakë, deri në 120 lekë në Tiranë është një supergrabitje e dytë”, theksonte Braçe.

Por si ka vepruar Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve, organizmi në varësi direkte prej pushtetit qendror?

Nëse i referohemi faqes zyrtare të AKT-së, gjatë periudhës së pandemisë, lidhur me çmimet abuzive ka vetëm një raeagim.

Më 14 mars, AKT kërkoi bashkëpunimin e konsumatorëve dhe të subjekteve nëpërmjet denoncimit të rasteve të vendosjes së çmimeve abuzive ndaj produkteve farmaceutike.

Edhe nëse i referohemi Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, gjatë periudhës së pandemisë, aksionet kundër rritjes së çmimeve të produkteve, kanë qenë sporadike, pa përfshirë këtu gjoba të konsiderueshme apo masa administrative alternative.

Faktoje” për disa herë u përpoq të kontaktone në rrugë zyrtare me Autoritetin e Konkurrencës dhe Tregjeve, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk pati asnjë përgjigje.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img