.

.

BallinaProjekteForcimi i gazetarisë fact-checking

Forcimi i gazetarisë fact-checking

Faktoje, e vetmja qendër mediatike e Verifikimit të Fakteve në Shqipëri, prej gushtit të vitit 2021 zbaton projektin “Forcimi i gazetarisë Fact-Checking në Shqipëri” që mbështetet nga programi MATRA i Ministrise së Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulta.

Përmes këtij projekti synohet rritja e bashkëpunimit, por edhe rritja e kapaciteve të gazetarëve si dhe e institucioneve përgjegjëse, mbi zbatimin e ligjit për të Drejtën e Informimit. Ky projekt synon të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë e funksionarëve publikë, si dhe të fuqizojë qytetarët dhe të nxisë debatin publik.

Ekipi i gazetarëve të Faktoje në bashkëpunim me kolegë dhe ekspertë, do të verifikojë deklarata dhe premtime nga zyrtarët publikë dhe ligjvënësit, që i përkasin të gjithë spektrit politik.