.

.

BallinaPremtimeBypassi i Vlorës dhe i Fierit duhet të rifillonin punimet në prill

Bypassi i Vlorës dhe i Fierit duhet të rifillonin punimet në prill

ANXHELA RUÇI

Dy nga akset më të rëndësishme të jugut të Shqipërisë ai i Vlorës dhe i Fierit kanë mbetur të papërfunduara dhe pse punimet kanë nisur që në vitin 2013. Në komisionin e ekonomisë, zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli u shpreh se: “Bypassi i Vlores këtë pranverë duhet të fillojë nga puna, e kemi përcaktuar që në prill të fillojë Bypassi i Vlores dhe i Fierit”.

Edhe pse ministria e Infrastrukturës kishte caktuar muajin prill si fillimi për fazën e dytë të punimeve në Bypasin e Fierit dhe Vlorës, është vetë kreu i kësaj ministrie, Damian Gjiknuri që gjatë raportit 6-mujor deklaroi se punimet për këto dy akse janë ende në proces tenderimi, proces i cili pritet të përfundojë brenda verës, që do të thotë se punimet në këto akse nuk kanë nisur.

Në një përgjigje zyrtare për “Faktoje”, Ministria e Infastrukturës dhe Energjitikës tha se janë në fazën e vlerësimit të ofertave dhe menjëherë sapo të merret miratimi nga autoritetet financiare, do të fillohet me fazën e dytë të tenderimit.

Udhëtarëve që i’u duhet të kalojnë në akset e papërfunduara të Vlorës dhe Fierit, do t’ju duhet të presin ende që rruga të rifillojë punimet dhe pse premtimi i zëvendës ministrit Shkreli ishte për muajin prill të vitit 2018.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img