BallinaPremtimeBashkia Tiranë ndan të gjitha bursat për nxënësit ekselentë të 2017-ës

Bashkia Tiranë ndan të gjitha bursat për nxënësit ekselentë të 2017-ës

KLEVIS PALOKA

3000 bursa për nxënësit ekselentë janë buxhetuar për vitin 2017”, deklaronte në gusht të vitit të shkuar Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

 “Faktoje.al’’ e ndoqi këtë çështje për të vërtetuar nëse janë dhënë aq bursa sa ç’deklaroi kreu i Bashkisë Tiranë dhe në cilën periudhë. Në muajin shkurt u interesuam në shkolla të ndryshme për të pyetur nëse ishin dhënë këto bursa të buxhetuara dhe rezultatoi se për nxënësit e shkollave të mesme, stimuli financiar prej 45.000 lekësh të reja ishte dhënë, ndërsa për nxënësit e shkollave 9-vjeçare stimuli financiar ishte 27.000 mijë lekë të reja, por këta të fundit kishin marrë vetëm 12.000 mijë lekë të reja dhe po kjo kategori nuk ishte në dijeni se kur do të merrej pjesa tjetër e shumës së parave.

Ashtu siç e përmendëm, “Faktoje.al’’ nuk e anashakaloi këtë çështje dhe vazhdoi të interesohej vazhdimisht për të kuptuar nëse kryebashkiaku do ta çonte deri në fund premtimin e dhënë për nxënësit ekselentë.

Pyetëm dhe kontaktuam nxënës e prindër dhe mësuam se shuma e mbetur (shuma e padhënë) prej 15.000 lekësh, ishte dhënë për nxënësit e shkollave 9-vjeçare në muajin prill.  Duke qenë se kryebashkiaku Veliaj nuk kishte përcaktuar një limit kohor se kur do të jepeshin këto bursa, këtë lajm do ta kategorizojmë si PREMTIM TË MBAJTUR.

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img