BallinaPertejBashkia Elbasan, parkim publik me pagesë në kohë pandemie

Bashkia Elbasan, parkim publik me pagesë në kohë pandemie

Vendimi i Bashkisë Elbasan për aplikimin e parkimit publik me pagesë kundërshtohet nga përdoruesit e automjeteve, të cilët e konsiderojnë atë si një kosto shtesë që vështirëson edhe më shumë situatën e krijuar nga pandemia “Covid-19”.


Pas Tiranës dhe Korçës, Elbasani është bashkia e tretë në vend që aplikon parkimin publik me pagesë. Me anë të një vendimi të Këshillit Bashkiak u vendos lidhur me rrugët publike që do kalonin me pagesë si dhe tarifat përkatëse në raport me automjetet.

Aplikimi i parkimit publik me pagesë, për qytetarë të ndryshëm të Elbasanit shihet si jo koherent në raport me situatën e krijuar nga panemia “Covid-19”.

Është kosto, që nuk duhej aplikuar, së paku në këto kushte. Njerëzit janë mjaftueshëm të goditur nga kriza e pandemisë dhe kosto e parkimt nuk më duket e logjikshme. Unë makinën e përdor vetëm nëse e kam të pashmangshme për ndonjë nevojë dhe më duhet të parkoj – i tha “Faktojes” Bujar Skënderaj.

Parkim publik me pagesë në Elbasan

Parkimi publik me pagesë prek edhe pensionistët, të cilët ankohen se kostoja është “barrë e shtuar” për ta.

Mua më duhet të parkoj 2-3 herë në ditë. Jam pensionist dhe e marr makinën për një hall apo emergjencë që kam. I bie që të shpenzoj gjithë pensionin për të parkuar makinën – i tha “Faktojes” 66 vjeçari Shpëtim Salla.

“Faktoje”, në muajin gusht pyeti në Bashkinë Elbasan lidhur me rrugët e zgjedhura për parkim me pagesë si dhe kostot.

Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Elbasan

Nga Bashkia Elbasan na u komunikua se ishin vendosur tetë rrugë në të cilat do aplikohej parkimi me pagesë.

Rrugët ku është vendosur parkimi me pagesë në Elbasan

Nga Bashkia Elbasan na u komunikuan gjithashtu edhe tarifat që do aplikohen për parkimet publike me pagesë.

Tarifat e parkimit publik me pagesë në Elbasan

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja e konsideroi vendimin për pakimet publike me pagesë si të nevojshëm dhe të mirëstudiuar.

Fillimi i sistemit të për parkimin publik me pagesë në Bashkinë Elbasan ka 4-5 vite që është përcaktuar. Është bërë një studim mbi të gjitha rrugët e përcaktuara, i miratuar edhe nga Këshilli Bashkiak. Në çdo paketë fiskale të miratuar në Bashkinë e Elbasanit është përcaktuar tarifa 50 lekë në orë për parkimin në disa rrugë të qytetit – argumentoi kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja më 22 qershor, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Bashkia Elbasan parashikon që administrimin dhe arkëtimin e parkimeve me pagesë ta bëjë vetë, pa kontraktuar firma private apo institucione të tjera.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img