Asnjë bazë për policë të huaj të rekrutuar për protestën

12

Pretendimi: Ky imazh tregon efektivë policie të huaj që janë mobilizuar në shtypjen e protestave studentore në Tiranë në tetor 2026

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

————————————————————————————–

Ndërsa në Tiranë vijojnë përplasjet midis protestuesve dhe policisë, në rrjete sociale shqipfolëse ka qarkulluar një imazh (arkivuar këtu) që pretendohet se tregon efektivë të huaj policie që janë mobilizuar në qytet krahas atyre shqiptarëve. 

Imazhi i mësipërm shfaqet herë si pjesë e një denoncimi nga një burim anonim se qeveria shqiptare po bashkëpunon me atë serbe për të sjellë rekrutë serbë në Tiranë. Ky pretendim ka qarkulluar në formën e mesazheve të ndara në grupet WhatsApp për t’u bërë me pas temë e postimeve të rrjeteve sociale.

Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit ka mohuar në një deklaratë se në policimin e protestave në vend janë angazhuar vetëm punonjës së Policisë shqiptare të Shtetit. Gjithashtu, mungojnë deri tani dëshmi të mëtejshme që të provojnë ekzistencën e rekrutëve që flasin gjuhën serbe gjatë tre ditëve të protestave të dhunshme.

I njejti imazh shfaqet edhe krahas pretendimit se polici në imazh është pjesë e policisë gjermane. 

Sërish i njejti imazh, shfaqet edhe si provë e një skandali me tenderat e uniformave të policisë.

Megjithatë, imazhi i mësipërm nuk është i vërtetë. Ai është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike me inteligjencë artificiale (AI).

Kjo konfirmohet edhe nga mjeti zyrtar i verifikimit të OpenAI, i cili identifikon imazhet e krijuara me inteligjencë artificiale përmes pranisë së teknologjisë SynthID. 

Rezultati konfirmoi se fotografia përmban një gjurmë SynthID me origjinë nga OpenAI, çka tregon se imazhi është gjeneruar me inteligjencë artificiale.

SynthID është projektuar për t’i mbijetuar modifikimeve të zakonshme të imazheve, si prerja, ndryshimet e ngjyrave, fotografimi i ekranit apo kompresimi i skedarëve, duke e bërë të mundur gjurmimin e origjinës së përmbajtjes së gjeneruar.