EDIT NIKOLLI
Që prej tërmetit të 26 nëntorit e në vijim, qeveria dhe zyrtarë të pushtetit vendor të zonave të prekura, kanë dhënë afate të njëpasnjëshme për rindërtimin e banesave. Në Shijak, një ndër vendet me dëme të mëdha nga tërmeti, kryebashkiaku Elton Arbana kishte premtuar se rindërtimi i banesave individuale, do përfundonte brenda 15 janarit. Gjatë verifikimit në terren konstatuam se ky proces është ende larg objektivit të bashkisë.
Më 5 janar kryetari i bashkisë
Statusi i Kryetarit të Bashkisë Shijak
Faktoje, e cila ka ndjekur ne vazhdimësi ecurinë e procesit të rindërtimit, më 22 dhjetor 2020 i kishte dërguar një kërkesë për informacion bashkisë Shijak, ku interesohej se sa shtëpi kishin përfunduar së rindërtuari në gjithë bashkinë Shijak.
Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Shijak
Bashkia Shijak na dha këtë përgjigje:
Në bashkinë Shijak vijon çdo ditë puna për rindërtimin e banesave individuale të cilat u klasifikuan si të pabanueshme nga termeti i 26 nëntorit 2019. Puna vijon me ritme të shpejta në mënyrë që familjet e dëmtuara të gëzojnë sa më parë shtëpitë e tyre, por vlen të klasifikohet se bashkia Shijak nuk operon si njësi prokurimi, supërvizimi dhe zbatimi. Nisur nga kjo ju informojmë se për afatin përfundimtar të ndërtimit të banesave individuale mund ti referoheni njësisë së prokurimit siç është Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Përgjigje e Bashkisë Shijak
Në këtë përgjigje, nuk jepen shifra, ashtu siç u kërkua nga Faktoje.
Më 15 janar, ne shkuam në Shijak, fillimisht në njësinë administrative Xhafzotaj, ku u interesuam se sa është numri i shtëpive të përfunduara në këtë njësi dhe sa janë në proces përfundimi.
Aty takuam administratorin e njësisë i cili dha këtë përgjigje:
“Në njësinë Xhafzotaj janë në proces 144 shtëpi individuale, nga të cilat 28 janë të përfunduara dhe
2 shtëpi janë në fazën e fundit të përfundimit”.
Më pas shkuam pranë bashkisë Shijak, ku u përpoqëm të flisnim më kryetarin, Elton Arbana, por ai refuzoi të përgjigjej nëse ishte mbajtur premtimi për përfundimin e rindërtimit të banesave individuale brenda 15 janarit.
“Për çdo përgjigje duhet t’i drejtoheni Fondit Shqiptar të Zhvillimit.”-u shpreh zoti Arbana.
Në një shkrim të datës 13 tetor 2020, Faktoje ka publikuar një shkresë ku FShZh na informon se afati i përfundimit të 150 banesave individuale në Shijak, është muaji shkurt i 2021.
Përgjigje e Fondit Shqiptar të Zhvillimit
Nga ana tjetër, krahas vonesave në mosrealizim
Ne shkuan edhe ne terren, për të parë nga afër se çfarë po ndodhte me këtë proces. Shumë banesa që hasëm gjatë rrugës ende nuk kishin përfunduar sipas afatit të paracaktuar nga kryebashkiaku.
Shtëpi në proces rindërtimi, Xhafzotaj/Shijak, 15 janar 2021
Shtëpi në proces rindërtimi, Xhafzotaj/Shijak, 15 janar 2021
Gjatë rrugës takuam dhe një zo
“Ja kjo shtëpi që po shikoni ë
Nisur nga informacioni i grumbulluar dhe verifikimi në terren, vendosëm që premtimin e kryebashkiakut Shijak, se brenda 15 janarit 2