.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëAhmetaj: Paketa e BE për COVID-19, vetëm për Malin e Zi dhe Serbinë

Ahmetaj: Paketa e BE për COVID-19, vetëm për Malin e Zi dhe Serbinë

MARJO BRAKAJ

Donacionin prej 50 milionë eurosh nga BE-ja për Shqipërinë, për të përballuar situatën nga COVID-19, ministri Arben Ahmetaj ia atrubuoi si meritë kryeministrit Rama. Sipas një deklarate të Ahmetajt, paketa e BE ishte dedikuar vetëm për vendet e rajonit që kishin çelur më parë negociatat. “Faktoje” verifikoi këtë deklaratë dhe e vërteta qëndron ndryshe.


Sot Bashkimi Europian, Komisioni i dha sot Shqipërisë 50 mln euro…Por çfarë ndodhi, duhet t’ua themi qytetarëve. Paratë e kësaj pakete ishin vetëm për vendet që kanë hapur negociatat, siç ishte Mali i Zi dhe Serbia. Ka qenë këmbëngulja e presidentes Urusla von der Leyen dhe e Komisionerit të Zgjerimit…dhe këta të dy që janë kampionë të mbështetjes për Shqipërinë. Ka një marrëdhënie shumë specifike, miqësore që unë e kamë parë vetë gjatë Konferencës së Donatorëve me kryeministrin. Këta dy njerëz, në kuptimin më pozitiv të fjalës, të lobuar fort nga Kryeministri dhe nga qeveria shqiptare, arritën që t’i dedikojnë Shqipërisë 50 milionë”. Kështu deklaroi ministri i Rindërtimit Ahmetaj në emisionin “Opinion” më 24 mars.

Nisur nga kjo deklaratë “Faktoje” bëri jë verifikim nga ku rezulton se paketa e ndihmës së BE-së për përballimin e pandemisë ‘Covid-19’ i është dedikuar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Më 23 mars Bosnja dhe Herzegovina, vend që nuk i ka nisur ende negociatat me BE-së përfitoi 57 milionë euro nga paketa në kuadër të përballimit të pandemisë nga COVID-19. Nga kjo shumë 50 milonë euro janë të destinuara për mbarvajtjen e sektorit të ekonomisë dhe 7 milionë euro të tjera për nevoja mjekësore.

Postimi në Twitter i ambasadorit të Bashkimit Europian në Bosnje dhe Hercegovinë, Johann Sattler

Edhe Kosova, një tjetër vend që nuk ka çelur negociatat për anëtarësimin në BE, përfitoi nga paketa për përballimin e pandemisë ‘COVID-19’. Bashkimi Europian i ofroi një paketë prej 68 milionë euro për menaxhimin e situatës.

Postimi në Twitter i ambasadores së BE në Kosovë, Natalya Apostolova

Nga paketa e ndihmës së BE-së përfituan edhe:
– Shqipëria, 50 milionë euro
– Serbia, 83 milionë euro
– Bosnja dhe Hercegovina, 57 milionë euro

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varheli përmes në postimi në Twitter, më 25 mars njoftoi se nga paketa e ndihmës ekonomike të BE-së do përfitonin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si Kroacia, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Shqipëria.

Postimi në Twitter i Komisionerit të BE-së pë Zgjerimin, Oliver Varheli

Pas verifikimit të deklaratës së ministrit Ahmetaj kuptuam se paketa për ndihmën për të përballuar situatën e COVID-19, nuk ishte e dedikuar vetëm për vendet që kanë hapur negociatat, Mali i Zi dhe Serbia, e aq më pak lobim siç deklaroi Ahmetaj. Ndaj vendosëm që këtë deklaratë ta kategorizojmë si “Të pavërtetë“.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img