.

.

BallinaDeklarataAhmetaj: Nuk kemi dhënë asnjë licensë të re për lojërat e fatit

Ahmetaj: Nuk kemi dhënë asnjë licensë të re për lojërat e fatit

KLEVIS PALOKA

Ne nuk kemi dhënë asnjë licensë të re, të nderuar qytetarë, të dashur qytetarë, nuk kemi dhënë asnjë licensë të re për lojërat e fatit ”, këto ishin fjalët që përsëriti disa herë në seancën plenare të 13 shtatorit, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Duke qënë se Ahmetaj dha këtë deklaratë e cila na bëri të ishim skeptikë për vërtetësinë e saj, por gjithashtu e përsëriti disa herë si për ta bindur se vërtetë kështu është, “Faktoje” vendosi që të kontaktonte me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për ta pyetur në lidhje me licensat e dhëna për lojërat e fatit në vitet 2013-2018.

Përgjigja e Ministrisë së Financave ishte në kundërshtim me fjalët që trumbetoi me të madhe vetë kreu i këtij dikasteri Ahmetaj, sepse po sipas këtij institucioni në vitet 2013-2018 janë dhënë 3 licensa.

Në vijim ju njohim me përgjigjen e dhënë nga Ministria e Financave.

Gjatë periudhës kohore 2013-2018 janë dhënë gjithsej tre licenca.

  • Rilicensim një shoqëri në kategorinë “Baste sportive” me datë 04.04.2014, mbas mbarimit të afatit 10 vjeçar të licencës së parë.
  • Licencim një shoqëri me leje ushtrimi veprimtarie ne fushën e lojërave të fatit, kategoria “Lojë elektronike në distance”, datë 16.01.2018.
  • Licencim një shoqëri me leje ushtrimi veprimtarie ne fushën e lojërave të fatit, kategoria “Bingo televizive”, datë 08.02.2018.

Duke qënë se deklarata e Ahmetajt në lidhje me licensat për lojërat e fatit nuk përputhet me të dhënat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, këtë lajm do ta kategorizojmë si GËNJESHTËR.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img