BallinaFaktometerE PavërtetëAhmetaj: E mbyllëm mandatin e parë me 660 mijë vende pune

Ahmetaj: E mbyllëm mandatin e parë me 660 mijë vende pune

KLEVIS PALOKA

“E mbyllët mandatin me 423 mijë vende pune. Ne e mbyllëm mandatin e parë me 660 mijë vende pune”- kështu deklaronte në seancën parlamentare të 15 Marsit 2018, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

“ Faktoje” verifikoi këtë deklaratë të ministrit dhe sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve rezulton GËNJESHTËR. Partia Demokratike e ka mbyllur mandatin me 31 gusht 2013 dhe sipas Ministrisë së Financave dhe DPT-së në këtë kohë ishin të punësuar 454 mijë njerëz ndërsa Partia Socialiste e ka mbyllur mandatin e saj të parë me 652 mijë vende pune.

Kur deklaratat nuk përputhen

Ahmetaj gjithashtu bie në kundërshtim me fjalën e tij, pasi në nëntor të 2017-s kishte deklaruar se Partia Socialiste kishte hapur brenda mandatit të parë 260 mijë vende të reja pune, ndërsa po të llogarisësh të dhënat që ka prezantuar ministri kësaj radhe, rezulton se janë hapur  237 mijë vende të reja pune.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img