BallinaFaktometerPa kategoriAhmetaj: 2/3 e studentëve nga shkolla profesionale Kamëz tani punësohen

Ahmetaj: 2/3 e studentëve nga shkolla profesionale Kamëz tani punësohen

KLEVIS PALOKA

Para katër vitesh, 1/3 e nxënësve të kësaj shkolle kishte punë kur dilte nga shkolla, sot 2/3. Por imagjinoni që këtu ka 1800 nxënës sot. Dikur, sikur t’i numëronim për një ditë të gjithë mundësitë e punësimit, 600 veta mund të punësoheshin. I bie që sot punësohen 1200 veta”.

Kështu shprehej ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj në nisjen e vitit të ri shkollor 2018-2019  për arsimin parauniversitar në shkollën profesionale të rikonstruktuar të Kamzës.

Nuk është hera e parë që gjenerohen të tilla deklarata nga zyrtarë të lartë ndaj dhe “Faktoje’’ kërkoi verifikimin e tyre për vërtetësinë e shifrave por gjithashtu edhe për të kuptuar se sa në koherencë janë këto deklarata me përgjigjet e dhëna nga institucionet përkatëse.  

Duke u nisur nga kjo deklaratë e Ahmetajt, “Faktoje”, vendosi që të kontaktonte me shkollën profesionale Kamëz për t’i pyetur nëse kanë informacione sesa ka qenë numri i studentëve që janë punësuar sapo kanë mbaruar studimet.

Përgjigja e shkollës profesionale ishte se: “Referuar kërkesës suaj për informacion mbi ecurinë e punësimit të nxënësve që janë arsimuar pranë Qendrës Shumëfunksionale Kamëz ju bëjmë me dije se në disponojmë gjurmimin e nxënësve për vitin mësimor 2014-2015 , gjurmimi i cili është realizuar nga GIZ bashkëngjitur po jua dërgoj këtë gjurmim. Gjurmimi i nxënësve kërkon personel dhe logjistikë të cilat duhet të jenë të rregulluara me ligjet për arsimin profesional, për momentin ne kemi një grup mësuesish që menaxhojnë Maturën Shtetërore dhe ju kemi ngarkuar dhe ndjekjen e maturantëve të diplomuar në arsimimin profesional pranë shkollës sonë duke siguruar numrat e kontaktit dhe adresat e emailt. Do t’ju vëmë në dispozicion sapo të kemi një gjurmim për nxënësit që kanë përfunduar arsimin profesional për vitin mësimor 2016-2017.

Po ashtu e njëjta përgjigje erdhi edhe nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Duke qënë se asnjëra nga institucionet që është përgjegjëse mbi numrin e studentëve të punësuar nuk ka asnjë informacion për këtë çështje, deklaratën e Ministrit Ahmetajt do ta shpallim PA KATEGORI.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img