.

.

BallinaFaktometerPa kategoriA u rritën eksportet e produkteve bujqësore gjatë muajit mars?

A u rritën eksportet e produkteve bujqësore gjatë muajit mars?

Më 1 prill, kryeministri Edi Rama njoftoi se pavarësisht pandemisë, eksportet e produkteve bujqësore ishin rritur me 18 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa kryeministri foli për rritje, “Faktoje” konstatoi nga kontrolli në burime të tjera se eksportet e ushqimeve në përgjithësi gjatë marsit, shënuan vlera negative.


Edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019,” – shkruante kryeministri Rama nĕ rrjetin social “Facebook” më 1 prill.

Kryeministri Edi Rama shtoi gjithashtu se edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

“Faktoje” bëri një verifikim përmes raportit mbi tregtinë e jashtme për muajin mars 2020, të publikuar nga Instituti i Statistikave, INSTAT të premten, në 17 prill,

Bllokimi i përgjithshëm ekonomik, i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri solli një rënie në masën 36% të eksporteve dhe 25% të importeve të Shqipërisë gjatë muajit Mars, në krahasim me Marsin e vitit 2019,” – thuhet në raportin e INSTAT.

INSTAT në “grupet” e eksporteve, raporton një rënie në të gjithë sektorët, përveç produkteve kimike dhe plastike. Nga të dhënat e INSTAT, deklarata e kryeministrit Rama mbi rritjen 18 për qind të eksporteve të produkteve bujqësore gjatë muajit mars 2020, referuar të njëjtës periudhë të një viti më pare, nuk gjen përpuethshmëri.

Eksportet gjatë muajit mars 2020, INSTAT

“Faktoje” më 2 prill, nisur nga deklarata e kryeministrit Rama, pyeti Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, përmes një kërkese për informacion, mbi eksportet gjatë muajit mars 2020. Edhe pse mbetet një detyrim ligjor, Drejtoria e Doganave nuk dha një përgjigje edhe pse afati për t’u përgjigjur ka kaluar me disa ditë.

Kërkesë për informacion drejtuar Drejtorisë së Doganave

Shoqata e Fermerëve të Bashkuar, nga ana tjetër ankohet për produktet e mbetura stok dhe “neglizhencën” e Ministrisë së Bujqësisë.

Është i dhimbshëm fakti se askush deri më sot,minimalisht nga Ministria e Bujqësisë,të dalë në një deklarate dhe të thotë që do vlerësojnë produktet stok me çmim minimal tregu (dmth çmimi i kostos së nxjerrjes në prodhim) , në të njëjtën kohë të shtyjnë kreditë e fermerëve me 1 vit. Jemi në gjëndje kritike,” – thuhet në ragimin e sidikatës.

Qendra e Eksporteve Shqiptare gjithashtu shprehet se pandemia “Covid-19” po ndikon negativisht në eksporte.

Efektet negative si pasoje e situatës me koronavirusin sipas presidentit të Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi do të ndikojnë tek investimet, sidomos ato në sektorin agroushqimor.

Mbi të gjitha vonesa në investime, sidomos në sektorin agroushqimor, veçanërisht në një situatë kur AZHBR ka lidhur kontrata dhe investimet janë të porositura nga Italia, mundet të kemi një lloj impakti në terma afatmesëm dhe pse jo në terma afatgjatë, për sa kohë këto investime të parashikuara për t’u mbyllur ndoshta në harkun e dy-tre muajve mund të duan edhe shumë më tepër,” – shprehet Zusi.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img