BallinaPertejA e ndihmon vendin anulimi i PPP-ve siç sugjeron Basha?

A e ndihmon vendin anulimi i PPP-ve siç sugjeron Basha?

MARJO BRAKAJ

Shqipëria po gjendet edhe një herë tjetër në vështirësi të mëdha financiare në vijim të ngjarjeve madhore të ndodhura së fundmi, tërmeti shkatërrues në nëntor dhe tani përhapja e koronavirusit. Kryeministri Rama njoftoi se ditën e enjte do publikohet fatura financiare për dëmet e deritanishme dhe ato të pritshme nga pandemia COVID-19, ndërsa Partia Demokratike kërkon anulimin e konçesioneve PPP me qëllim pasjen e fondeve të domodsdoshme për sistemin shëndetësor. Ekspertet e ekonomisë tregojnë pse është i rrezikshëm ky skenar.


Pas faturës financare prej rreth 1,1 miliardë euro, si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit, Shqipëria pritet të përballet përsëri me nevoja të theksuara ekonomike. Kryeministri Rama paralajmëroi se qeveria ka përgatitur faturën financiare me kostot e deritanishme dhe ato të pritshme të shkaktuara nga koronavirusi COVID-19. Qytetarëve në nevojë, atyre që nuk kanë vijuar punën apo edhe bizneseve do t’u jepet ndihmë, sipas planit të qeverisë e cila pritet të shpjegojë se nga “do të dalin” këto para’. Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha më herët kërkoi anulimin e PPP-ve, të cilat i konsideron si “të padobishme” dhe inefiçente, sidomos në situatën e krijuar së fundmi.

Nisur nga këto dy deklarata, “Faktoje” kërkoi mendimin e ekspertëve të ekonomisë, nëse e shohin si zgjidhje anulimin e sugjeruar të PPP-ve. Anulimi i konçesioneve do t’i sillte kosto shtesë Buxhetit të Shtetit, dhejo vetëm s’do të ishin ndihmuese, por do të na penalizonin, sipas Fatos Çoçolit.

Që nga fillimi i vitit 2007 janë dhënë mbi 198 konçesione, shumica për HEC-et private. Buxheti i Shtetit, këtë vit duhet të paguajë 120 milionë euro në konçesionet e vjetra (pullat fiskale, markimi i karburantit, kolaudimi i automjeteve e deri te koncesionet-PPP të viteve 2017-2018.Nësë ndërpritet pagesa për një konçesion ose PPP të vetme, menjeherë konçesionari paditshtetin tonë. Kur qeveria në vitin 2014 provoi të ndërpriste pagesat dhe konçesionin e skanimit doganor, kompania konçesionare kërkoi 359 milionë euro në arbitrazhin ndërkombëtar dhe mosmarrëveshja u mbyll me uljen përgjysmë të çmimit të skanimit. Sikur qeveria sot të provojë të ndalojë nga ana e saj pagesat, dëmshpërblimet nga gjyqet e konçesionarëve, shifra mund të shkojnë edhe 400 milionë euro.”-tha Çoçoli për “Faktoje”

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi shprehet se qeveria mund t’u japë një dorë biznesit të vogël dhe të mesëm përmes lehtësirave fiskale. Por kur vjen fjala tek anulimi i koncesioneve si propozim për rrugëzgjidhje, ai është i mendimit, ashtu sikurse Çoçoli se kjo do t’i kushtonte më shtrenjtë shtetit.

Në kushtet e emergjencës së koronavirusit, qeveria nuk mund të ndalojë pagesën e koncesioneve dhe PPP-ve, se do t’i kushtonte katërfish. Por mund te lehtësojë biznesin, sidomos ate të vogël dhe të mesëm, me lehtësira fiskale si përshembull: shtyrjen e pagesave për detyrimet tatimore, mos vendosjen e gjobave dhe kamatëvonesave.”thekson Preçi.

“Anulim i PPP-ve jo, pezullim po!”

Për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi, thelbësor është rishikimi i Buxhetit të Shtetit për vitin 2020.

Sugjeroj rishikimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2020 me synim shtyrjen në kohë të pagesave për kontratat konçesionare të llojit PPP dhe anulimin e projekteve të tilla për të cilat nuk kanë filluar punimet. Mendoj se duhet të jetë një përparësi e veprimtarisë së qeverisë. Nëse qeveria dhe Banka e Shqiperisë urdhërojnë bankat tregtare që të pezullojnë pagesat ekësteve të kredive dhe interesave nga ana e klientevë të tyre, atëhere përse qeveria dhe Kuvendi të mos pezullojnë të paktën për një vit të gjitha pagesat ndaj konçesionarëve të PPP-ve? Kjo duke menduar se keto kontrata janë plotësisht në dorën e qeverisë, e cila u detyrohet bizneseve rreth 200 milione euro për rimbursimin e TVSH-së.” Edhe programi i Rindërtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit ka vend për t’u rishikuar, sipas mendimit të Preçit, i cili sugjeron shtyrjen në kohë të ndërtimit të veprave publike si konviktet, etj”, thekson Preçi.

Lexo edhe: https://faktoje.al/miliona-euro-per-sterilizimin-e-mjeteve-kirurgjikale-luksi-qe-sia-lejon-vetes-as-gjermania-dhe-italia/

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img