.

.

BallinaAktualitetCovid-1910 pyetjet më të zakonshme mbi koronavirusin sipas BBC

10 pyetjet më të zakonshme mbi koronavirusin sipas BBC

1. Sa është periudha e inkubimit për koronavirusin?

Pas mesatarisht 5 ditësh fillojnë të shfaqen simptomat, sipas shkencëtarëve, por disa persona mund të fillojnë të shohin simptomat edhe pas kësaj periudhe 5 ditore.

Periudha e inkubimit zgjat deri në 14 ditë, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (WHO). Por disa hulumtues shkencorë thonë se mund të zgjasë deri në 24 ditë.

Të njohim dhe të kuptojmë periudhën e inkubimit është shumë e rëndësishme. Kjo i lejon doktorët dhe autoritetet shëndetësore që të sjellin mënyra më efikase për të kontrolluar shpërndarjen e virusit.

 

2. Nëse e merr veten nga koronavirusi, a fiton imunitet ndaj saj?

Është ende shumë herët për ta thënën. Virusi ka qarkulluar vetëm nga fundi i dhjetorit e më pas, por nga eksperienca me viruse dhe koronaviruse të tjerë, ju duhet të keni antitrupat që do t’ju mbrojnë ndaj virusit.

Me SARS dhe koronavirusët e tjerë tendenca ishte që të mos kishte infeksione për herë të dytë të të njëjtëve pacientë. Së fundmi, raportime nga Kina të personave që kanë dalë nga spitalet tregojnë se kanë rezultuar sërish pozitivë, por nuk ka ende siguri të plotë rreth atyre testeve.

Megjithatë, çështja kyçe është që ata persona nuk ishin më infektivë, pra nuk e shpërndanin dot më sëmundjen tek personat e tjerë.

 

3. Cila është diferenca ndërmjet koronavirusit dhe gripit?

Koronavirusi dhe gripi kanë shumë simptoma të ngjashme, duke e bërë të vështirë diagonistikimin pa nevojën e një testi.

Simptomat kryesore të koronavirusit, të cilat duhet t’i dalloni, janë temperatura dhe kolla. Gripi shpesh sjell edhe simptoma të tjera, si dhimbja e vytet, ndërsa personat e prekur nga koronavirusi mund të ndjejnë mungesë frymëmarrjeje.

 

4. Çfarë përfshin vetë-izolimi?

Vetë-izolimi nënkupton të qëndrosh në shtëpi për 14 ditë, të mos shkosh në punë, në shkollë ose në vende të tjera publike, dhe të shmangësh transportin publik ose taksitë. Duhet gjithashtu të qëndrosh i veçuar nga personat e tjerë në shtëpinë tënde.

Kërko ndihmë nëse të duhen ushqime ose medikamente – duhet të t’i sjellin në shtëpi ndërmjet shërbimeve të shpërndarjes, por nuk duhet të prisni vizitorë.

Duhet të përpiqeni edhe të qëndroni larg nga kafshët tuaja shtëpiake – nëse kjo është e pamundur, lajini duart para dhe pasi t’i prekni.

 

5. Sa i rrezikshëm është koronavirusi për persona të prekur nga azma?

Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, si koronavirusi, mund të nxisin simptoma të azmës. Duhen ndjekur një sërë hapash për të menaxhuar azmën. Këto përfshijnë marrjen e një inhalatori parandalues në mënyrë të përditshme, sipas recetës së mjekut. Kjo ndihmon në uljen e rrezikut të një ataku azmatik të nxitur nga viruset e rrugës së frymëmarrjes, duke përfshirë koronavirusin.

 

6. A mund të transmetohet koronavirusi nga dorezat e dyerve dhe sa kohë duhet për të mbijetuar?

Nëse një person i infektuar me virusin kollitet në dorën e tij dhe më pas prek diçka, ajo sipërfaqe mund të kontaminohet.

Dorezat e dyerve janë një shembull i mirë i sipërfaqeve që mund të përbëjnë rrezik.

Ekspertët mendojnë se koronavirusi mund të mbijetojë në sipërfaqe të ndryshme, mundësisht për disa ditë. Kështu që mënyra më e mirë për të ndihmuar në uljen e rrezikut të infektimit dhe shpërndarjes së virusit është larja e rregullt e duarve.

 

7. A është e sigurtë të notojmë në një pishinë publike?

Uji në shumicën e pishinave përmban klor, një kimikat që vret viruset. Kështu që duhet të jetë i sigurtë përdorimi i një pishine për sa kohë është klorizuar siç duhet.

Megjithatë, mundesh ende që ta marrësh virusin nga një person i infektuar në dhomën e zhveshjes ose në ndërtesë nëse ata kontaminojnë sipërfaqet e ndryshme, siç janë dorezat e dyerve.

Dhe dikush i infektuar mund ta shpërndajë tek të tjerët nëpërmjet kollës dhe tështimave nëse ata janë në kontakt të afërt me njëri-tjetrin.

 

8. A duhet të filloj të mbaj një mask për të limituar shanset e infektimit me virus ose shpërndarjes së tij?

Edhe pse doktorët dhe kirurgët shpesh përdorin maska të fytyrës, ka pak të prova sipas të cilave përdorimi i një maske në publik bën diferencën.

Zyra e Shëndetit Publik në Angli thotë se nuk “rekomandun përdorimin e maskave të fytyrës si një mënyrë për t’u mbrojtur nga koronavirusi”. Thotë gjithashtu se ka shumë pak të dhëna sipas të cilave përfitohet në minimizimin e shpërndarjes nga përdorimi në ambjente të jashtme të pajisjeve klinike.

Ekspertët thonë se higjena e mirë – si larja e rregullt e duarve, sigurisht në mënyrë të domosdoshme para se të prekni fytyrën, – është gjerësisht më efektive.

 

9. Sa i madh është rreziku tek fëmijët?

Në përgjithësi, fëmijët duken se janë relativisht të paprekur nga koronavirusi, sipas të dhënave nga Kina.

Kjo mund të jetë për shkaks e ata janë në gjendje të kalojnë infeksionin ose të mos kenë simptoma, ose të kenë simptoma shumë të lehta, të ngjashme me të ftohurën e zakonshme.

Megjithatë, fëmijët me probleme në mushkëri, si azma, duhet të jenë më të kujdesshëm, pasi virusi mund të nxisë një atak azmatik.

 

10. A mund ta marrësh virusin nga ushqimi i përgatitur nga një person i infektuar?

Një person i infektuar me koronavirus potencialisht mund ta kalojë tek dikush tjetër nëse përgatitja e ushqimit nuk është bërë në mënyrë higjenike.

Koronavirusi mund të shpërndahet nga spërklat e pështymës tek duart.

Larja e duarve përpara se të prekni ose konsumoni ushqimin është këshillë e mirë për këdo, për të ndaluar përhapjen e baktereve.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img