BallinaFaktometerE PavërtetëZvicra nuk po kërkon punëtorë me 3,200 franga në muaj

Zvicra nuk po kërkon punëtorë me 3,200 franga në muaj

Lajmet për oferta pune që vijnë nga shtete të huaja me nivel jetese shumë herë më të lartë se Shqipëria, marrin vëmendje nga lexuesit. Mediat online përfitojnë nga ky interes për të “kapur” sa më shumë klikime. Lajmi i publikuar nga “lajmerrufe.com” është shembulli tipik i lajmeve që në titull njoftojnë diçka që në tekst nuk pasqyrohet aspak.

Jona Plumbi

Lajm i mirë: Zvicra kërkon punëtorë me pagë 3,200 franga në muaj, Ja detajet…” – kështu i fton lexuesit artikulli i publikuar nga “lajmerrufe.com” në 16 nëntor. Kushdo që klikon këtë lajm, zbulon se ka rënë pre e “karremave për klikime” pasi informacioni i njoftuar në titull nuk detajohet aspak në brendi të lajmit.

Artikulli flet për një projekt të ndërmarrë “rreth një vit më parë nga qeveria dhe sindikata e fermerëve në Zvicër”, me qëllim integrimin e refugjatëve në vendin e punës, duke mos përmendur asnjë “kërkesë për punëtorë me paga 3,200 franga në muaj”.

Lajme të tilla, që në mënyrë të dukshme përfitojnë nga interesi i qytetarëve për tema të ndjeshme për të marrë sa më shumë klikime duke përhapur dizinformim tek qytetarët, fatkeqësisht vijojnë të zënë një pjesë të mirë të mediave online.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img