BallinaFaktometerE PavërtetëZv. Ministri i Bujqësisë: Eksportojmë xhinxher e shafran, mbi një milion euro fitim në vit për secilën prej tyre

Zv. Ministri i Bujqësisë: Eksportojmë xhinxher e shafran, mbi një milion euro fitim në vit për secilën prej tyre

INVA HASANALIAJ

I ftuar në një prej emisioneve të mëngjesit Zv.Ministri i Bujqësisë Ilir Halilaj foli për skemën e mbështetjes së fermerëve ku ndër të tjera përmendi edhe aplikimet për mbjelljen e bimëve medicinale. Sipas Halilaj kjo gjë ka qënë shumë inkurajuese pasi ministria që ai pëfaqëson mbështet rreth shtatë nisma të tilla.

Ai shpjegoi se mbështetja për mbjelljen e bimëve është e përcaktuar dhe në këtë drejtim ai përmendi bimë të tilla si shafrani, xhinxheri, timusi dhe rigoni.

Shafrani dhe xhinxheri janë bimë të reja me një histori pesë vjeçare dhe i përdorim kryesisht për eksport, me mbi një milion euro të ardhura në vit për secilën”- u shpreh Halilaj.

Nisur prej kësaj deklarate “Faktoje” komunikoi me Ministrinë e Bujqësisë për të marrë të dhëna më të sakta mbi eksportin e këtyre bimëve dhe përfitimet financiare që ato sjellin. Ministria e Bujqësisë na u përgjigj se nuk i dispononte këto të dhëna por na orientoi tek Instituti i Statistikave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Pasi iu drejtuam kësaj të fundit, në dispozicionin tonë u vendosën lista me të dhëna respektive mbi eksportin e shafranit, xhinxherit, rigonit, dafinës dhe rozmarinës shoqëruar me informacione lidhur me sasinë dhe të ardhurat për secilën prej tyre. Megjithatë nga të dhënat nuk rezulton në asnjë vit që të ardhurat për secilën nga bimët e sipërpërmendura prej Zv.ministrit Halilaj, të ishin mbi një milionë euro.

Vetëm për vitin 2017 (vetëm për dy muaj), të ardhurat që janë mbledhur nga eksporti i bimës së xhinxherit janë 11,617 lekë (93.0060 euro). Për vitin 2018 shënohen 43,824,014 milionë lekë të ardhura nga kjo bimë(350,844.18 euro).

Ndërkaq për bimën e shafranit nuk ka të dhëna të paktën për tre vitet e fundit. Të dhënat e dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për këtë bimë përkojnë për vitin 2007, 2015 dhe muajin e parë të 2019-ës. Me këto të dhëna që kemi për vitin 2007, shafrani siguroi 2,379,473 milion lekë (19,050.47 euro) të ardhura nga eksporti. Ndërkaq për 2015-të janë 1,461,390 milionë lekë(11,700.03 euro) të regjistruara si të ardhura në këtë dokument nga kjo bimë.

Nisur nga të dhënat që na u vunë në dispozicion dhe nga përballja e shifrave, deklaratën e Zv.ministrit të Bujqësisë Halilaj do ta kategorizojmë si GËNJESHTËR.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img