Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the feeds-for-youtube domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/www/wordpress/wp-includes/functions.php on line 6121

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the newspaper domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/www/wordpress/wp-includes/functions.php on line 6121
Wikileaks nuk ka publikuar prova për zbarkimin e rremë të njeriut në Hënë - Faktoje.al

.

.

Home Pertej Verifikimi i lajmeve në Facebook Wikileaks nuk ka publikuar prova për zbarkimin e rremë të njeriut në Hënë

Wikileaks nuk ka publikuar prova për zbarkimin e rremë të njeriut në Hënë

0
Wikileaks nuk ka publikuar prova për zbarkimin e rremë të njeriut në Hënë

Wikileaks nuk ka publikuar provën se zbarkimi i njeriut në Hënë ishte inskenim. Video që po qarkullon në rrjet është montazh me skena nga misione të ndryshme hënore dhe skena nga një film i viteve ‘70.

————————————————-

Në rrathët konspiracionistë po qarkullon pretendimi se një video, e cila pretendohet të jetë publikuar nga Wikilieaks, provon se zbritja e njeriut në Hënë ka qenë inskenim.

Për të verifikuar vërtetësinë e këtij pretendimi, si fillim Faktoje kërkoi në faqen e Wikileaks me fjalët kyç “zbritja në Hënë Nevada”, por nuk e gjeti videon e mësipërme.

Kështu, vendosëm të analizojmë videon skenë pas skene.

Duket se klipi është i përbërë nga skena reale nga disa zbritje në Hënë, të ndërthurura nga skena të filmit të 1979, Capricorn One.

Më specifikisht, klipi i mësipërm përmban pamje nga zbarkimi në Hënë në 1969, ku tregohen edhe astronautët Buzz Aldrin dhe Neil Armstrong; nga prapaskenat e xhirimeve të filmit Capricorn One; nga misioni hënor i Apollo 14 në 1971; nga misioni hënor i Apollo 16 në 1972 dhe nga filmi Capricorn One.

Të gjithë klipet e mësipërm janë të disponueshëm për publikun, siç dëshmohet nga montazhi i mësipërm, dhe nuk janë publikuar nga Wikileaks, faqe e cila njihet për publikimin e dokumenteve të klasifikuara.